News

Rrezikshmëria e 'rrjetave fantazmë’ në detin Mesdhe

Rrezikshmëria e 'rrjetave fantazmë’ në detin Mesdhe
Durrës

Për shumë vende të cilat shtrihen përgjatë Mesdheut, deti është sinonim i të ardhurave pasi gjithë ekonomia e rajonit është bazuar pikërisht aty. Mirëpo viteve të fundit, rrjetat e peshkatarëve nuk kanë grumbulluar më peshq si më parë për disa arsye.

Në një artikull të Euronews.com, shkruhet se rritja e temperaturave të detit dhe peshkimi intensiv ka ushtruar një presion të vazhdueshëm te ekosistemet detare, përfshirë këtu edhe dëmin e makro dhe mikro-plastikës. Artikulli nxjerr në pah se pjesa më e madhe e ndotjes është shkaktuar nga ato që njihen si “rrjetat fantazmë”, rrjetat e humbura të peshkimit që janë grumbulluar në fund të detit Adriatik.

Nisur nga kjo dukuri, u krijua Adrinet, një iniciativë që synon të mbrojë ekosistemet detare dhe t’i japë fund dëmit të rrjetave të braktisura. Në Adrinet, i cili po koordinohet nga Italia, do të marrin pjesë Shqipëria dhe Mali i Zi. Në faqen e projektit, shkruhet se partnerë janë, ndër të tjerë, Universiteti Bujqesor i Tiranës dhe Këshilli i Qarkut Vlorë.

Rrezikshmëria e 'rrjetave fantazmë’ në detin Mesdhe
Castro, Lecce, Itali

Buxheti i përgjithshëm i projektit është pak më shumë se 1 milion euro, 85% të cilit do të financohet nga politika e kohezionit e Bashkimit Europian, një strategji e BE-së për të promovuar dhe mbështetur zhvillimin e përgjithshëm të shteteve anëtare dhe atyre të rajonit. Pjesa tjetër do të ndahet mes tri vendeve pjesëmarrëse.

Falë një sistemi me radio-frekuencë, mikroçipet mund të vendosen në rrjeta dhe të gjenden nëse humbin. Elisabetta Bonerba, një udhëheqëse e projektit në Adrinet, tha për Euronews se "gjurmueshmëria bën të mundur që peshkatarët të jenë përgjegjës për pajisjet e tyre. Kjo gjithashtu ndihmon autoritetet të gjejnë ata që janë përgjegjës për çdo rrjetë të braktisur në det".

Rrezikshmëria e 'rrjetave fantazmë’ në detin Mesdhe

Pietro Vicedomini, Komandant i Përgjithshëm i Rojeve Bregdetare Italiane tha se nëse bëhen llogaritë, "gjashtë tonë rrjeta peshkatarësh janë rreth 200 mijë shishe plastike në det".

Rrezikshmëria e 'rrjetave fantazmë’ në detin Mesdhe

REELS

Na ishte njëherë…😂

Bricjapi ditën e dasmës 🤣

Dua Lipa dhe Callum Turner duke kërcyer në Ibiza 😍😍😍

Rrini ju!

Ndërsa në Nagyrév të Hungarisë, në fillim të shekullit të 20-të, gratë përdorën arsenik për t’u hakmarrë ndaj dhunës e shtypjes. Mes viteve 1914 dhe 1929, “Engjëjt Vrasës” helmuan shumë burra, sepse divorci ishte thuajse i pamundur.

.

Por, mendoj se në historinë tënde e gjejnë veten shumë njerëz.

Tradita (e pazakontë) nigeriane në dasma

Nuk e kam me nxitim (se verë hesapi 🍸 )

Pasi më lutën të dilja nga 🏠

'Ghost Networks' in the Mediterranean: What is the aim of the project, which also includes Albania

Rrezikshmëria e 'rrjetave fantazmë’ në detin Mesdhe
Durres

For many countries that stretch across the Mediterranean, the sea is synonymous with income as the entire economy of the region is based on it. But in recent years, fishermen's nets have stopped collecting fish as before for several reasons.

An Euronews.com article writes that rising sea temperatures and intensive fishing have put constant pressure on marine ecosystems, including macro and micro-plastic damage. The article points out that most of the pollution is caused by what are known as "ghost nets", lost fishing nets that have accumulated at the bottom of the Adriatic Sea.

Based on this phenomenon, Adrinet was created , an initiative that aims to protect marine ecosystems and end the damage of abandoned nets. Albania and Montenegro will participate in Adrinet, which is being coordinated by Italy. The project page states that the partners are, among others, the Agricultural University of Tirana and the Vlora Regional Council.

Rrezikshmëria e 'rrjetave fantazmë’ në detin Mesdhe
Castro, Lecce, Italy

The total budget of the project is a little over 1 million euros, 85% of which will be financed by the European Union cohesion policy, an EU strategy to promote and support the overall development of the member states and those of the region . The rest will be divided between the three participating countries.

Thanks to a radio-frequency system, microchips can be placed in networks and found if lost. Elisabetta Bonerba, a project manager at Adrinet, told Euronews that "traceability makes it possible for fishermen to be responsible for their equipment. It also helps authorities find those responsible for any abandoned nets at sea".

Rrezikshmëria e 'rrjetave fantazmë’ në detin Mesdhe

Pietro Vicedomini, Commander-in-Chief of the Italian Coast Guard, said that if the calculations were made, "six tonnes of fishing nets are about 200,000 plastic bottles at sea".

----rrjetat-fantazme-ne-mesdhe-cfare-synon-projekti-ku-ben-pjese-edhe-shqiperia