
Një tragjedi ka ndodhur pasditen e së enjtes në fshatin Pirg, Maliq, ku një 14-vjeçar, me iniciale E.Xh., humbi jetën pasi u godit me thikë nga një bashkëmoshatar gjatë një përplasjeje.
Ngjarja ndodhi brenda një lokali, ku mendohet se adoleshentët u takuan për t’u sqaruar për një konflikt të mëparshëm, por gjërat morën një kthesë tragjike.
Pas ngjarjes, 8 persona u arrestuan, përfshirë autorin, babain dhe xhaxhain e tij (pasi sollën ndihmë për fshehjen e thikës), katër bashkëmoshatarë që ishin të pranishëm dhe një i rritur që tentoi të arratisej me makinë bashkë me autorin.
Raportohet gjithashtu se autori postonte në rrjetet sociale imazhe që shoqëroheshin nga mesazhe kërcënuese si: “Do shfaqem kur s’ta pret mendja”, dhe pozonte me armë zjarri.
Pas plagëve të marra gjatë konfrontimit, ai mori trajtim mjekësor dhe më pas u shoqërua në komisariatin e policisë për marrje në pyetje.
Burimet: Top Channel, Shqiptarja.com