Duket se gjërat po i ecin shkëlqyeshëm modeles Emina Cunmulaj, duke qenë se vlera e pasurisë bashkëshortore sapo u rrit me përmasa gjigande.
Prestigjozja amerikane “Wall Street journal” ka bërë të ditur lajmin se bashkëshorti i Emina Cunmulaj ka nënshkruar një kontratë mjaft fitimprurëse me një prej rrrjeteve më të mëdhaja të hoteleve. “SBE entertainment group” bleu “Morgans Hotel Group”, biznesi që njihet si i pari që krijoi “hotelin butik”. Ndërsa “PRnews wire” shkruan se se kjo strategji do forcojë pozicionin e kompanisë së Sam Nazarian si një lider botëror në industrinë e argëtimit, mikpritjes, ushqimit dhe pijeve. Edhe vetë Emina s’ka mundur ta përmbajë entuziazmin, pasi ka postuar një foto në Instagramin e saj, ku shkruan: “Jam shumë krenare për bashkëshortin tim. Ai i bëri ëndrrat realitet sepse është një nga njerëzit më punëtorë që kam njohur.”(foto 2)
Sam Nazarian është drejtuesi ekzekutiv i “SBE entertainment group”, një kompani që zotëron 20 rrjete hotelesh në portofolin e saj. Ajo u ngrit nga Nazarian në vitin 2002 dhe që prej këtij viti ka arritur të jetë lideri i sektorit ku operon.