Metropolitan

Rrëfimi i ish-punonjëses: “P.Diddy më rrëmbeu dhe më kërkoi të vrisnim Kid Cudi-n”

Rrëfimi i ish-punonjëses: “P.Diddy më rrëmbeu dhe

Capricorn Clark, e cila ka punuar me Sean “Diddy” Combs për më shumë se një dekadë, dëshmoi në gjyqin kundër reperit se ai dhe një truprojë e kishin detyruar të shkonte me ta në shtëpinë e Kid Cudi-t. Sipas saj, P.Diddy i kërkoi nën kërcënimin e armës që ta shoqëronte për të vrarë reperin.

“Vishu! Do të shkojmë ta vrasim atë [fjalë fyese].”

Gjithashtu, ajo tha në gjykatë se Diddy e kishte kërcënuar se do ta vriste që në ditën e saj të parë të punës.

P.Diddy, sipas dëshmive dhe provave, ka dhunuar ish-partneren e tij, Cassie Ventura, pasi zbuloi se kjo e fundit kishte nisur një lidhje të re dashurie me reperin Kid Cudi.

Kid Cudi ka dëshmuar më herët, duke akuzuar P.Diddy-n se i ka sulmuar shtëpinë dhe i ka hedhur në erë makinën, pasi zbuloi lidhjen e tij me Cassie-n.

P.Diddy i ka mohuar këto akuza, por dëshmia e ish-punonjëses së tij zbuloi të kundërtën.

Rrëfimi i ish-punonjëses: “P.Diddy më rrëmbeu dhe

Ajo tha se sapo mbërritën në shtëpinë e Kid Cudi-t, Combs dhe truproja e tij hynë brenda, ndërsa ajo telefonoi Cassie-n për ta paralajmëruar për atë që po ndodhte. Kur Combs e pa duke folur në telefon, u revoltua edhe më shumë dhe vendosi të largoheshin nga aty, para se reperi të arrinte në shtëpi.

Po ashtu, ajo shtoi se P.Diddy e kishte kërcënuar se do e vriste, nëse nuk e bindte Kid Cudi-n, se ai nuk kishte lidhje me sulmin në shtëpinë e tij.

Më shumë rreth dëshmive:



 

 

REELS

Kush ka të drejtë? Ndajeni muhabetin!

“Syri magjik” që s’fle kurrë!🚪 Me EZVIZ DP2 sheh kush është te dera edhe kur s’je në shtëpi, madje i flet direkt nga telefoni! Me kodin ANABEL e përfiton me 15% ulje. ;)

Pyetje për ANABEL

Janë apo s’janë 🙂‍↕️

Lutuni, manifestoni dhe VOTONI 0️⃣ 5️⃣ @aliskallaci Suksese!!!

Vetë Zot, vetë shkop! 😎

Ka bërë mirë?

Si ju duk performanca e @aliskallaci 🇦🇱 Mos harroni: Votoni numrin 1️⃣ 3️⃣

Një shok si Vin Diesel 💞

🥺💞