Showbiz

Rrëfimi emocionues: Edi Rama tregon për betejën e djalit të tij, Gregut, me kancerin

Rrëfimi emocionues: Edi Rama tregon për betejën e djalit të

podkastin e tij të 15-të, Edi Rama ftoi mjekun Gentian Toshkëzi, i cili është vlerësuar si  “America’s Best Doctor” dhe gjatë bashkëbisedimit me të, tregoi një rrëfim emocionues dhe një moment të vështirë për familjen e tij: Betejën e djalit të tij, Greg, me kancerin.

Edi Rama tregoi se asokohe Greg ishte vetëm 15 vjeç dhe se mjekët i kishin thënë “copë” se nuk kishte shpresa për të jetuar:

"Ne kemi pasur në familje një rast të rëndë me djalin ishte atë kohë 15 vjeç edhe ia thanë copë dhe për mua ishte shumë shokuese, madje, madje pasi na e thanë ne, unë i them asaj mjekes që e ndoqi pastaj dhe e nxori nga kthetrat e vdekjes realisht, mundohu t’ia thuash”, u shpreh
kryeministri i vendit.

Më tej, vijoi:

‘’Më lër të bëj punën time”, -tha dhe u ul përballë tij dhe i tha: “Ti ke vdekjen në trup. Në situatën ku je, ti ke vetëm 30% mundësi që të mbijetosh dhe që quhet kancer, por 30% të tjera i ka njeriu. Nëse ti je i gatshëm të luftosh dhe të më vësh mua në dispozicion këtë 30%-ësh dhe 30% të probabilitetit, ne shkojmë në 60% me 40%. Tani më thuaj, – tha, je i gatshëm të luftosh?’’ Ky ishte pak a shumë toni edhe e mobilizoi", tha Rama, duke treguar edhe forcën e madhe të të birit, i cili sot gëzon shëndet të plotë.

Kryeministri ndau edhe disa momente që kishte dëshmuar me mjekët që trajtonin Gregun, duke thënë se ata luteshin për shërimin e djalit të tij dhe të fëmijëve të tjerë që vuanin nga kanceri.

Edi Rama tregoi se në një moment e pyeti një moment, pyeti mjeken që kujdesej për Greg se përse lutej, kur ajo është njeri i shkencës dhe ajo i kishte thënë: “Më tha “Në këtë kat”, (aty ishte kati ku ishin fëmijët me kancer), unë kam parë gjëra që shkenca nuk m’i ka shpjeguar dot akoma sot prandaj unë duhet t’i drejtohem edhe asaj force që nuk e di çfarë është, quaje si të duash, por që ekziston”.

 

REELS

Nucleofil – teknologji rigjeneruese nga @cfopharma @cfopharma_aesthetics Stimulon prodhimin natyral të kolagjenit për një efekt lifting, por pa ndërhyrje kirurgjikale 🤫

Mësuesit imitojnë nxënësit se si sillen kur bie alarmi 😂😂😂

Çfarë do blinit?

Na lërni të jetojmë!!!!!

Oferta gjatë gjithë muajit! Tetori Rozë me @royalbeautytirana 🎀

@denise.alexe 😂😂😂

Miss Kosova dhe ‘her attitude’ bëhen virale kudo në TikTok 💋

@amucaj

Keni kaluar nga @toptanishoppingcenter toptanishoppingcenter këtë fundjavë? Çdo ngjarje e vogel, për një kauzë kaq të rëndësishme lë shenjën e saj! Mos harroni: Asnjë problem s’ka më shumë rëndësi se shëndeti juaj!💕

S’do bëj kurrë dasmë!

Exciting story: Edi Rama tells about the battle of his son, Greg, with cancer

Rrëfimi emocionues: Edi Rama tregon për betejën e djalit të

In his 15th podcast, Edi Rama invited the doctor Gentian Toshkëzi, who has been rated as "America's Best Doctor" and during the conversation with him, he told an emotional story and a difficult moment for his family: His son Greg's battle with cancer .

Edi Rama said that at that time Greg was only 15 years old and that the doctors had told him that he had no hope of living:

"We had a serious case in the family with the boy, he was 15 years old at the time, and they cut him to pieces and for me it was very shocking, even after we were told, I tell the doctor who followed him and took him out of the clutches of death, try to tell her," said the country's prime minister
.

Further, it continued:

"Let me do my job," he said and sat in front of him and said: "You have death in your body. In the situation you are in, you only have a 30% chance to survive and that is called cancer, but the other 30% is the person. If you are willing to fight and make this 30% and 30% probability available to me, we go to 60% to 40%. Now tell me, - he said, are you ready to fight?'' This was more or less the tone that mobilized him", said Rama, showing the great strength of his son, who today enjoys full health.

The prime minister also shared moments he witnessed with the doctors who treated Greg, saying they prayed for the recovery of his son and other children suffering from cancer.

Edi Rama said that at one point he asked the doctor who was taking care of Greg why he was praying, when she is a man of science and she told him: "She told me: "On this floor", (there was the floor where the children with cancer were), I have seen things that science has not been able to explain to me even today, therefore I must turn to that force that I don't know what it is, call it what you want, but that exists".