Showbiz

Robert Aliaj: Kjo e keqe na ka ardhur nga injoranca

Robert Aliaj ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave për shkak të reagimeve të tij gjatë transmetimeve të drejtpërdrejta. Të hënën e shkuar ai braktisi spektaklin, ndërsa edhe këtë të hënë, pati një debat akoma më të acaruar mes Aliajt, konkurrentëve dhe një anëtareje të jurisë (lexo këtu).

Paraditen e të martës, Aliaj ka publikuar një shkrim në llogarinë e tij në Instagram, me titull ‘Injoranca e sinqertë dhe marrëzia e ndërgjegjshme kolektive’.(foto 2) Aty ai është shprehur se e keqja në ekranet televizive është një e keqe që e mbart një popull i tërë, me injorancën dhe marrëzinë e përgjithshme. Ndonëse ai nuk i referohet drejtpërdrejt spektaklit ‘Dance With Me’, apo ndonjërit prej pjesëmarrësve me të cilët ka debatuar, duket se ky shkrim mund të jeëtë nxitur pikërisht nga debatet e fundit:

 ‘INJORANCA E SINQERTË DHE MARRËZIA E NDËRGJEGJSHME KOLEKTIVE

PO DUKET SIKUR NEVOJITEN NJOHURI TË KONSIDERUESHME PËR TË KUPTUAR SHKALLËN E NDOTJES SË SHOQËRISË SHQIPTARE NGA INJORANCA E SINQERTË DHE MARRËZIA E NDËRGJEGJSHME KOLEKTIVE. INJORANCA QË GJENERON FRIKË. TË DYJA SË BASHKU, JANË FORCAT MË TË ERRËTA NË HISTORINË HUMANE. IMPERATIVITETI POZITIV DO TË MERRTE 10 HERË MË SHUMË KOHË DHE PËRPJEKIE PËR TA LUFTUAR, SEPSE ËSHTË SHUMË E THJESHTË TË JESH INJORANT DHE NË NJË GJENDJE KONSTANTE FRIKE, SI PASOJË, DËMI DO TË KISHTE EFEKTIN E DOMINOSË. E KEQJA E KA KALUAR PRAGUN E DERËS, KA ZËNË EKRANET E TELEVIZORIT, SERVIRET SI VLERË. DHE KJO E KEQE NA KA ARDHUR VAZHDIMISHT NGA INJORANCA DHE MOS NJOHJA E VETVETES, PADIJA PËR TË MOS KUPTUAR KUFIRIN MIDIS BANALES DHE ESTETIKES. DHE SADO QËLLIM TË MIRË TË KEMI, MUND TË BËJME MË TEPËR DËM SE KEQDASHJA, PO NUK E KUPTUAM ATË. NE JEMI PËRGJEGJËS PËR SITUATËN NË TË CILËN NDODHEMI, PRANDAJ NUK KA ASNJË LIMIT (QËLLIMI E JUSTIFIKON MJETIN) KUR ËSHTË FJALA PËR TË NDËRTUAR NJË SHOQËRI ME NJË PERSPEKTIVE MË TË MIRË PËR FËMIJËT TANË BRENDA KËTYRE PAK MUNDËSIVE QË NA OFROHEN. POR, A KA MBETUR NDONJË SHANS? E NDJEJ PËRGJËGJESINË E ÇRRËNJOSJES SË INJORANCES, BURIMIT TË VARFËRISË DHE PRAPAMBETJES, POR PËR KËTË QËLLIM DUHET STRATEGJI GJENERATIVE E POZITIVE DHE ZGJIDHJE AFATGJATË, PËR NJË VEND MË TË MIRË PËR TË GJITHË. MOS PRISNI QË SELEKSIONIMI NATYROR TE ÇRRËNJOSE METASTAZAT E INJORANCËS DHE TË NA INTEGROJE NË EUROPËN NGA E CILA VETË EUROPIANËT PO KËRKOJNË TË LARGOHEN. E VËRTETA ËSHTË E PADISKUTUESHME, MALINJËT MUND TA SULMOJNË ATË, INJORANCA MUND TA PËRQESHË, POR MË NË FUND JA KU JEMI. ATY KU DREJTËSIA ËSHTË E MOHUAR, KU VARFËRIA ËSHTË E IMPONUAR, KU MBIZOTERON INJORANCA, ATY KU REFUZOHET TË KUPTOHET QË KY SISTEM SHOQËROR ËSHTË NJË KONSPIRACION I ORGANIZUAR PËR TË SHTYPUR, VJEDHUR E DEGRADUAR, ASGJË NUK ËSHTË E SIGURTË.’

Debati i fundit në ‘Dance With Me’, ka gjeneruar shumë kritika nga ana e publikut, një pjesë e të cilave i japin të drejtë Robert Aliajt, një pjesë tjetër shprehen kundër nervozimit në transmetime televizive ndërsa të tjerë mendojnë se këto janë skena që realizohen për të tërhequr sa më shumë vëmendje.

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb