
Në kanalin zyrtar të ZzapnChriss Onrecords në YouTube janë rikthyer këngët e Mozzik dhe Getinjos, të cilat më parë rezultonin të fshira pas sherrit të bujshëm midis palëve.

Megjithatë, ndonëse u duk sikur gjërat janë qetësuar, në fakt marrëdhënia është po e njëjtë.
“Janë kthyer për shkak se shumë njerëz kanë futur në mënyrë ilegale videot tona dhe duke qenë se ishte e pamundur t’i heqnim një nga një i kemi futur sërish. Në këtë mënyrë, i kap sistemi dhe fshihen vetvetiu adresat të cilat kanë nxjerrë këngët tona. Deri tani janë mbyllur pesë llogari nga YouTube, sepse i kanë futur në kanalet e tyre ilegalisht.” – u shpreh për Syri.net menaxheri i “On Records”, Met Elshani.
Dy vëllezërit u larguan aspak miqësisht nga kompania që i menaxhonte, “On Records”, e cila fshiu çdo këngë të tyre. Menaxheri Met Elshani u shpreh për “Ekspress” në janar të një viti më parë se “këngët janë fshirë sepse mund të bëjnë çfarë t’u dojë qejfi me videoklipet, të drejtat e shpërndarjes i kanë vetë”.
Në prill të 2018-s, edhe kënga “Madam” u bë mollë sherri për Mozzik dhe “On Records”, e cila u fshi dhe u rikthye sërish në YouTube.