Instagramming

S’ka më “Kokaina” dhe “Nënënëmënë”: Zhduken me urdhër këngët e Mozzik dhe Getinjos

10 Janar 2018

S’ka më “Kokaina” dhe

S’ka më asnjë videoklip të Mozzikut dhe Getinjos në Youtube. Dy vëllezërit vendosën të largohen nga kompania që i menaxhonte, “On Records”, dhe kjo e fundit vendosi t’i zhdukte të gjitha këngët e tyre.

S’ka më “Kokaina” dhe

“Njerëz të dashur, deshëm t’ju informojmë se unë Getinjo dhe vëllai im Mozzik nuk jemi më pjesë e On Records. Këngët tona janë fshirë nga kompania në fjalë. I falenderojmë për punën e përbashkët gjatë këtyre viteve. Vlera jonë nuk do të shuhet asnjëherë, do të shihemi së shpejti me këngë të reja. Ju duam!”, shkroi Getinjo në Instagram.

 

?? @mozzik

A post shared by GETINJO (@getinjo) on

Nuk do të vononte kundërpërgjigja e kompanisë. Menaxheri Met Elshani u shpreh për “Express”, duke thënë praktikisht se këngët janë fshirë sepse mund të bëjnë ç’tu dojë qejfi me videoklipet, sepse të drejtat e shpërndarjes së këngëve i kanë vetë.

“Të gjitha investimet i ka bërë “On Records”. Të gjitha që ata posedojnë dhe ato projekte janë pronë e On Records dhe kjo kompani bën çfarë të dojë me pronën e vet.”

Ai tha se ata do të përballen me ligjin, pasi janë larguar pa përfunduar kontrata.

"Largimi i tyre ka qenë në mënyrë të njëanshme, pa asnjë arsye për largimin e tyre, thjesht ata kanë marrë një vendim në kokën e tyre pa menduar se ne kemi një kontratë të shkruar me ta, ata do të përballen me ligjin. Besoj se do të jetë shembulli i parë në showbizin shqiptar, ku artistët mos të mendojnë që të shkojë te një kompani të bëjë marrëveshje, të ndërton kompania me qindra, mijëra euro në ta dhe pastaj u bëra i famshëm, i bëra dy euro në xhep dhe të largohem nga kompania. Getinjo ka kontratë edhe 6 vjet, ndërsa Mozzik edhe 5. Ata janë larguar pa paralajmërim, nuk janë paraqitur në vendin e punës dhe vetëm janë larguar"

Kujtojmë se pak muaj më parë, një tjetër këngëtare, Baby G, u largua nga On Records.

Pas reagimit të kompanisë, Getinjo sqaroi publikisht se është mirënjohës për çfarë u ka dhënë On Records e megjithatë, talentin dhe përpjekiet që kanë bërë i kanë çuar aty ku janë. Getinjo u kujton se kanë fituar shumë para nga Mozziku dhe se kanë bërë thjesht punën e tyre.

“Di që kam dhe keni fituar shumë para nga artikulli juaj Mozzik. Pse nuk e gëzuat, nuk latë t’i shikojmë sukseset e përbashkëta. Erdhën shumë artistë tek ju dhe u larguan? Pse nuk e bëtë edhe me ata si me mua, që më drejtoheni: “Të kemi krijuar ne, të kemi bërë ne.”?

Keni bërë punën tuaj e asgjë më shumë. Instrumentale, inçizim dhe videoklip.”

 

Na jem real deri te zoti ??? @mozzik

A post shared by GETINJO (@getinjo) on