Pas performancës në festivalin e “Global Citizen”, Rihanna dhe mikesha e saj, modelja Cara Delevingne, kanë shijuar natën në Neë York, ku i janë bashkuar për darkë (mbajeni veten) Leonardo DiCaprio-s dhe të dashurës së tij, Nina Agdal. Rihanna dhe aktori kanë përgënjeshtruar kështu zërat se mes tyre ka diçka më shumë se miqësi.
Vetëm pak muaj më parë, mediat ndërkombëtare raportuan se ylli i muzikës dhe 41-vjeçari kishin nisur në lidhje së bashku pasi u fotografuan disa herë në club-e dhe hotele në shoqërinë e njëri-tjetrit. Rihanna momentalisht është në një lidhje em reperin Drake ndërsa DiCaprio, prej disa javësh po përjeton një romancë me 24-vjeçaren Agdal.
Burimi: Daily Mail