Irid Oxa, kushërira e Rike Rocit, ish-banores joshëse të “Big Brother Albania”, duket se nuk i ka kapërdirë dot komentet e tifozëve shqiptarë që në disa raste, nuk kanë qenë shumë dashamirës me vajzat që gjatë ndeshjes Francë-Shqipëri, vodhën vëmendjen jo vetëm të tifozëve por edhe të mediave ndërkombëtare. Teksa online, përveç komplimenteve ka pasur edhe ofendime për vajzat lidhur me veshjen e tyre, brunia provokuese ka zgjedhur të reagojë nëpërmjet një statusi në Instagram:
“Personat me fjalorin tuaj janë pikërisht ata që na turpërojnë nëpër botë. Ju thjesht komentoni [dhe] ofendoni një foto ku e gjithë bota komplimenton dhe ju si popull shqiptar, në vend që të na mbroni por shani dhe për më tepër me profli fallco.”
Oxa, e cila duket se jeton në Itali së bashku me kuëshërirën e saj Rike Roci, u pikas nga kameramanët dhe fotografët gjatë ndeshjes së kombëtares shqiptare në Marsejë dhe fotot e tyre, shumë shpejt bën xhiron e internetit (lexo këtu) duke u bërë medje edhe meme.
Përgatiti: Kristi Tashi