Gjatë 11 majit u përhapën masivisht në internet fotot e Besës, motrës së Dafina Zeqirit. (shiko këtu) Por një ngatërresë lidhur me prindërit e saj, duke e quajtur 'motrën me nënë tjetër të Dafina Zeqirit', duket se e ka bërë atë të reagojë.
Sipas Telegrafit, Besa ka dërguar një komunikatë ku sqaron se si ajo, ashtu edhe Dafina janë vajzat e të njëjtës mama, por babai i tyre i ka braktisur. Një çështje kjo që është diskutuar më parë më media, pasi Besa edhe më parë ka shprehur mungesën që ka pasur në raport me të atin, të cilën e ndjen edhe tani:
'Gabimet ndodhin shpesh në revista e portale, por ajo që ne duhet të konsiderojmë është se jemi njerëz me emocion dhe të lexosh një gjë të tillë e të marrësh emaila nga motrat e fansat dhemb shumë', shkruhet në publikimin e deklaratës së saj, 'Tashmë si modele ndihem e vetmuar nga do që shkoj, por kjo më bëri të qaj. Aq e ndjeshme, aq jo relevante. Nëna ime ka tri vajza dhe ajo ishte nëna jonë ashtu sikurse një baba. Nuk ka burrë tjetër në botë që tejkalon atë që ajo ka tejkaluar. Nuk ka meshkuj të vërtetë më në botë, ka pak, por unë nuk kam pasur rastin ta kem për baba. Siç ju kam thënë më herët, ai kurrë nuk ka qenë në fotografi me ne sepse ai ka qenë shumë i preokupuar që të lërë shumë femra shtatzanë dhe t’i lërë fëmijët e tij jetimë'
Besa ka thënë se babai i saj nuk është interesuar për të bijat për 21 vjet me radhë, dhe më pas i ka kontaktuar duke pritur që ato ta mirëpresin: 'Dhe derisa Dafina nuk u bë e famshme dhe unë një modele, ai nuk na ka kontaktuar. Kjo është hipokrizi që të lajmërohesh pas 21 vitesh pa kërkim falje dhe vetëm me pritshmëri. Kështu që ai nuk ekziston në jetën time, mendjen time. Pse? Sepse nuk e ushqej shpirtin tim me gjëra të këqija'
Gjithashtu sqaron edhe për mbiemrin e saj, Tafari, i cili mund të ketë qenë shkaku i keqkuptimit lidhur me prejardhjen e saj: 'Unë jam një Zeqiri. Mbiemri im i ri vjen nga martesa. Prej kur një mbiemër xhamaikan është bërë shqiptar? Nuk ka kuptim'
Burimi: Telegrafi