Metropolitan

Rama do të jetë kryeministër apo administrator Facebook-u?

Rama do të jetë kryeministër apo administrator Facebook-u?

Nuk është hera e parë që kryeministri Rama (të paktën besojmë se është ai, ose duhet të pushojë kabinetin nga puna) futet në diskutime me komentuesit në faqen e tij. Por e nisur si një bashkë-bisedim me popullin, kohët e fundit, sidomos që pas zgjedhjes së Metës president, biseda e nisur për të qënë qytetare dhe demokratike në epokën hi-tech, ka degjeneruar në një hedhje-pritjesh mes sharjesh e batutash.

Rama do të jetë kryeministër apo administrator Facebook-u? 

Foto e marrë nga Balkanweb.com

Unë e kuptoj  qëllimin e kryeministrit për të qënë më afër shqiptarëve, duke përdorur rrjetin social ku praktikisht jeton treçereku i popullësisë, por nuk arrij të shpjegoj dëshirën e liderit tonë për t’iu përgjigjur e për t’i bërë moral edhe disa komentuesve noname gjuha e të cilëve, do të bënte me turp edhe Ujkun e Cërrikut.

Rama do të jetë kryeministër apo administrator Facebook-u?

Nuk e di kush e sugjeron kryeministrin të sillet si administrator faqeje, sepse kjo teknikë është krejtësisht e gabuar, për më tepër që tani, në një pikë vlimi  të politikës shqiptare, ku kryeministri dhe kryetari i opozitës Basha ende nuk po bien dakord për zhvillimin e zgjedhjeve, ai nuk mund të shfryjë gjithë mbingarkesën e trurit tek anonimët, por duhet të dëshmojë lidership në zgjidhjen e situatës.

Nuk ka rëndësi nëse Rama komenton në makinë, duke u ngjitur në një skenë mitingu, duke hyrë në zyrë, në banjo, duke ngrënë apo përpara gjumit. Unë kam aq eksperiencë në administrimin e faqes “Revista Anabel” në Facebook, sa të garantoj që leximi i të gjithë komenteve në një faqe me dendësi replikash, klasifikimi i tyre, përgatitja e një përgjigjeje dhe kontrolli i herëpashershëm për reagime ndaj përgjigjes, të kërkon shumë kohë. Ndaj ‘admin-a” e faqeve të mëdha, nuk e shohin më si hobi, por si punë me kohë të plotë menaxhimin e faqeve. Është e çuditshme të shohësh kryeministrin e vendit që të harxhojë kohën e tij për t’i thënë një anonimi me emrin e një producenti hip-hopi amerikan se “po përpiqet të trashë zërin” dhe një anonimeje të quajtur “Grejsi” se “po shan si një pijanec i dehur”

Rama do të jetë kryeministër apo administrator Facebook-u?

Foto e marrë nga Balkanweb.com

Këtu nuk ka asnjë bisedë konstruktive, asnjë sqarim për probleme të caktuara që shqetësojnë qytetarët, asnjë këshillim. Kjo që po bën kryeministri është thjesht një format i zakonshëm prej administratori të llojit “Ma ndjen dhe s’ma ndjen që më shan.” Madje, këto lloj përgjigjesh të frikësojnë se mos ndoshta kryeministri ka humbur durimin dhe vetëpërmbajtjen, aq sa të harrojë që në fund të fundit është një Burrë Shteti dhe s’ka përse t’i japë llogari si qytetarëve, ashtu edhe palaçove që pjell liria e tepërt e Facebook-ut.

Rama do të jetë kryeministër apo administrator Facebook-u?

Foto e marrë nga Balkanweb.com

Vetëm në rast se Rama e trajton në mënyrë krejt sportive faqen e tij, pra kap një koment çfarëdo, i kthen një batutë dhe nuk e kontrollon më Facebook-un, do të mund të qetësoheshim për kohën e humbur të njeriut që ne kemi votuar të drejtojë vendin. Por nëse ndodh kështu, atëherë automatikisht bie poshtë pretendimi i tij fillestar se ai është kryeministër i qytetarëve dhe rrjetin social do ta përdorë për të dëgjuar dhe për t’iu përgjigjur ankesave të tyre.

Z.Rama mund të ketë ADHD (Attention Deficit Hyperactivity Disorder) më të admirueshëm dhe të menaxhueshëm në univers, por sërish, ky lloj mikro-menaxhimi të një hapësire që shpesh nxit diskutime boshe dhe aspak frytdhënëse për zhvillim, i shfaqur kaq publikisht, është shumë i panevojshëm dhe hera-herës të krijon një lloj pasigurie.

Nëse një sardele “injorante” në Facebook të nxit të reagosh, çfarë mund të themi për të gjithë ata peshkaqenë në detin e politikës? E mban dot presionin vallë? 

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.

Dalina Buzi
Kryeredaktore

REELS

Patjetër që s’jam e vetmja😌

Në dasmën e Ksenia Borodinës dhe Nikolai Serdyukov ndodhi një moment që u komentua gjerësisht online. Teksa pozonin për foto, Serdyukov kapi për beli modelen Viktoria Lopyreva, ndërkohë që nusja e tij ndodhej pranë. Më pas, Borodina reagoi ndaj videos duke thënë: “Nuk jam xheloze për shoqet e mia. Sigurisht që një grua e bukur mund të të bëhet ‘shkak’, por ai përqafoi të gjithë të ftuarit. Edhe mua desh të më përqafonin burrat me të cilët bëra foto.”

Me pak fjalë i thotë: “Burri yt edhe kur ka qenë me ty, prapë te unë e kishte mendjen”

NË FESTIVALIN E FILMIT NË VENECIA, FILMI “THE VOICE OF HIND RAJAB” U PRIT ME NJË OVACION PREJ 23 MINUTASH, SHOQËRUAR ME THIRRJE “FREE PALESTINE”.

Po i juaji si ka reaguar?

Që sperma e salmonit është fantastike për rigjenerimin e lëkurës, me siguri e dini. Po a e dini që në Shqipëri ka ardhur Nucleofill, trajtimi më i avancuar me spermë salmoni që e përdorin VIP-at dhe njerëz mbi 100 vende në botë? Rinim, shkëlqim dhe efekt WOW, tani më afër se kurrë, falë @cfopharma_aesthetics

JETOJ NË EUROPË DHE FUNKSIONON NDRYSHE PËR VAJZAT E NDRYSHE PËR DJEMTË

Stresohesh vetëm nga mendimi që vera na tha “mirupafshim” dhe duhet të bësh gati kostumin e të rriturit për rutinën vjeshtake? Ugh, s’je vetëm. Zgjidhjen s’e kemi ne, por dimë një vend ku hallet e një viti të tërë zgjidhen për punë minutash: në @toptanishoppingcenter Shkoni me vrap, ka plot ofertaaa!

Gjyqi, që u zhvillua për një incident të pretenduar në vitin 2018, u ngrit nga një ish-rojë sigurie, Emani Ellis, e cila pretendonte se reperja e kishte sulmuar me fyerje racore. Vendimi i trupit gjykues e liroi Cardi-n nga çdo detyrim për të paguar dëmet në shumën 24 milionë dollarë.

Sa lekë duhen për të shtyrë muajin në Monaco