News

‘RAI’ në telashe për intervistën me të birin e mafiozit Toto Riina

Televizioni shtetëror italian “RAI” ëhstë vënë në qendër të kritikave pasi gjatë së mërkurës, ka transmetuar një intervistë me djalin e kreut më famëkeq të organizatës mafioze, Cosa Nostra. Giuseppe Salvatore Riina, ishte i ftuar në emisionin “Porta a Porta” të gazetarit veteran Bruno Vespa, për të folur për një libër që ai i ka dedikuar babait të tij, Toto Riina.

“E dua babain tim dhe familjen time dhe pavarësisht të gjërave që i janë atribuuar, gjykoj atë që më kanë dhënë: të mirat dhe respektin. Nëse sot jam ky që jam, i detyrohem prindërve të mi,” ka thënë 38-vjeçari për babain e tij, i cili mendohet ët ketë urdhëruar vrasjen e më shumë se 150 personave, teksa drejtonte organizatën kriminale.

Drejtuesit e televizionit janë thirrur në nga Komiteti Parlamentar Anti-Mafia për një mbledhje urgjente. Gjatë intervistës, Riina ka refuzuar të pranojë ekszistëncën e mafias. “Nuk e kam pyetur kurrë veten, nuk e di çfarë është. Sot mafia mund të jetë gjithçka dhe asgjë,” ka thënë ai.

I pyetur për vrasjet e gjykatsve Giovanni Falcone dhe Paolo Borsellino, Riina është shprehur: "Unë kam gjithmonë respekt për të vdekurit. Për të gjithë të vdekurit. Unë nuk i gjykoj Falcone-n dhe Borsellino-n, sepse çfarëdo që të them, do të përdoret."

Intervista me Riina-n ka shkaktuar reagimin edhe të të afërmve të viktimave, të cilët kanë dënuar transmetimin e saj duke e cilësuar atë një "hapje plagësh".

Burimi: BBC/ Përshtati: Kristi Tashi

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb