Showbiz

“Në vend të Adelës”: Eraldo Rexho sjell në jetë projektin që nisi me miken e tij

“Në vend të Adelës”: Eraldo Rexho sjell në

Ditën e sotme përmes një statusi në profilin e tij në Instagram, Eraldo Rexho ka bërë një dedikim prekës për miken e tij të ndjerë Adela Xhamani. Nëpërmjet këtij statusi gazetari ka lajmëruar gjithashtu ndjekësit, për projektin që do të niste bashkë me Adelën, por që tashmë e ka sjellë në jetë pa të.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Një vit shkoi pa ty Adela... Ti e di, na ke parë, nuk ka qenë i lehtë për asnjërin nga ne. Pa ty 'lufta' ka qenë më e vështirë, trishtimi më i fortë, gëzimi më i shkurtër... Por sidoqoftë jetuam, me ty çdo ditë, ndoshta dhe për ty, për ëndrrat e tua. Ende sot është e vështirë që të besosh se ti nuk je, çdo ditë hap whatsapp e messenger dhe mundohem të të gjej aty, dëgjoj zërin tënd, shoh fotot tona, qaj e qesh me ty, për kohën tonë, kohën e një shoqërie me ditë të paharrueshme, me lumturi, zënka, kapriço, realizime, krenari, probleme dhe me shumë shumë dashuri. Adela, nuk e di ku je, ndoshta ja krah meje në zyrë tani që po shkruaj, por edhe nëse po më sheh e dëgjon nga lart, dije që më mungon shumë. Më mungon fjala jote, buzëqeshja, zgjidhja, e bërtitura, përkëdhelja, më mungon ti Adela... Shumë njerëz kur humbasin dikë të afërt, i drejtohen Zotit me pyetjen: pse e solle në jetën time për kaq pak? Unë nuk ia bëj më Atij këtë pyetje Adela. Vendosa të mos ia bëj më, madje përkundrazi, tani e falenderoj çdo ditë që më dha mundësinë të jetoj një shoqëri të pastër, si kristali, me një vajzë si ty, që më mësoi çdo ditë aq shumë. Lotët ende nuk janë tharë, por kur kujtoj sesa xhan më e kishe dhe mendimi se je gjithmonë me mua, më ka bërë që të vazhdoj nismën që kishim në plan ta ndërmerrnim bashkë... "Në vend të Adelës" është projekti që prezantohet sot, me dëshirën për të ndihmuar dhe për t'i dhënë shpresë vajzave të provincave, që ëndërrojnë Tiranën, që prej pamundësive ekonomike dhe mentalitetit, nuk arrijnë kurrë të bëhen të pavarura e as të vendosin vetë për jetën e tyre, që njësoj si ty ëndërrojnë shkollimin dhe lirinë. Më janë bashkuar shumë miq artistë në këtë projekt Adela, ata që ti i doje fort dhe me ndihmën e tyre dhe të Zotit lart, shpresojmë të çojmë përpara këtë iniciativë që ti e kishe aq përzemër. Do takohemi bashkë pak ditë pas ditëlindjes tënde, në Tiranën që aq shumë e doje. Pusho në paqe engjëll! Parajsa është e jotja, unë jam krenar për këtë #GjithmonëMeMua #PërgjithmonëAdela #AdelaXhamani #NëVendTëAdelës #12Nëntor #arTurbina ??

A post shared by Eraldo Rexho (@eraldorexho) on

“Një vit shkoi pa ty Adela... Ti e di, na ke parë, nuk ka qenë i lehtë për asnjërin nga ne. Pa ty 'lufta' ka qenë më e vështirë, trishtimi më i fortë, gëzimi më i shkurtër... Por sidoqoftë jetuam, me ty çdo ditë, ndoshta dhe për ty, për ëndrrat e tua. Ende sot është e vështirë që të besosh se ti nuk je, çdo ditë hap ëhatsapp e messenger dhe mundohem të të gjej aty, dëgjoj zërin tënd, shoh fotot tona, qaj e qesh me ty, për kohën tonë, kohën e një shoqërie me ditë të paharrueshme, me lumturi, zënka, kapriço, realizime, krenari, probleme dhe me shumë shumë dashuri. Adela, nuk e di ku je, ndoshta ja krah meje në zyrë tani që po shkruaj, por edhe nëse po më sheh e dëgjon nga lart, dije që më mungon shumë. Më mungon fjala jote, buzëqeshja, zgjidhja, e bërtitura, përkëdhelja, më mungon ti Adela... Shumë njerëz kur humbasin dikë të afërt, i drejtohen Zotit me pyetjen: pse e solle në jetën time për kaq pak? Unë nuk ia bëj më Atij këtë pyetje Adela. Vendosa të mos ia bëj më, madje përkundrazi, tani e falenderoj çdo ditë që më dha mundësinë të jetoj një shoqëri të pastër, si kristali, me një vajzë si ty, që më mësoi çdo ditë aq shumë. Lotët ende nuk janë tharë, por kur kujtoj sesa xhan më e kishe dhe mendimi se je gjithmonë me mua, më ka bërë që të vazhdoj nismën që kishim në plan ta ndërmerrnim bashkë... "Në vend të Adelës" është projekti që prezantohet sot, me dëshirën për të ndihmuar dhe për t'i dhënë shpresë vajzave të provincave, që ëndërrojnë Tiranën, që prej pamundësive ekonomike dhe mentalitetit, nuk arrijnë kurrë të bëhen të pavarura e as të vendosin vetë për jetën e tyre, që njësoj si ty ëndërrojnë shkollimin dhe lirinë. Më janë bashkuar shumë miq artistë në këtë projekt Adela, ata që ti i doje fort dhe me ndihmën e tyre dhe të Zotit lart, shpresojmë të çojmë përpara këtë iniciativë që ti e kishe aq përzemër. Do takohemi bashkë pak ditë pas ditëlindjes tënde, në Tiranën që aq shumë e doje. Pusho në paqe engjëll! Parajsa është e jotja, unë jam krenar për këtë.”

I kontaktuar nga Anabel, Eraldo tregoi se në kuadër të këtij projekti do të mbahet një koncert më datë 12 të muajit që vjen, qëllimi i të cilit do të prezantohet në ditët në vijim. 

REELS

Dakord?

😼

Diana VS Camilla 😂

Fundjavë të këndshme ju uroj!

Ne familjen tuaj si funksionon 😼

Cynthia Erivo ndërhyri gjatë premierës së “Wicked: For Good” në Singapor, pasi një fans kaloi sigurinë dhe e përqafoi Ariana Grande-n pa aprovim. Ngjarja ndodhi në tapetin e gjelbër, teksa Grande po pozonte për median. Erivo u vendos mes saj dhe fansit, përpara se stafi i sigurisë ta largonte. As Grande dhe as organizatorët nuk kanë dhënë një reagim zyrtar.

Si 🍷 dhe ky

Ka filluar numërimi mbrapsht! GEW Albania 2025 nis vetëm pas disa ditësh. Përgatituni për një javë plot inovacion, ide dhe histori frymëzuese. #GEWAlbania #Countdown

@orindahuta you lucky woman! 🧿 *Te plote intervistën e gjeni te “Dalina Show” në Youtube/Andale

Fushatat promocionale të Anabel janë këtu për t’i dhënë dritë markës tënde këtë fundvit! 🎁🎄 Zbulo i pari si mund të bëhesh pjesë! 📞 +355 69 707 0150 #AnabelHolidayCollabs

"Instead of Adela": Eraldo Rexho brings to life the project he started with his friend

“Në vend të Adelës”: Eraldo Rexho sjell në