
Mbrëmjen e së dielës, shikuesit e “Rubrikës Sportive” u befasuan nga mungesa e moderatores Hygerta Sako në ekran. Në vend të saj, programi u drejtua nga Kristo Thoma, gjë që ngriti menjëherë pikëpyetje mbi arsyen e largimit të papritur të Sakos nga transmetimi i përjavshëm.
Sipas burimeve për Anabel.al, mungesa e saj nuk lidhet me incidentin e fundit të shumëpërfolur, ku moderatorja u kritikua për reagimin gjatë një interviste me një futbollist afrikan. Burimet na thonë se Hygerta pritet të jetë pjesë e “Big Brother VIP Kosova 4” si banore.
Burimet tregojnë se që prej ditës së shtunë, moderatorja është izoluar në hotel, një procedurë standarde përpara hyrjes në format, dhe pritet të shfaqet sot në mbrëmje si konkurrente.
Edhe pse mungesa e së dielës surprizoi publikun, burimet tona pohojnë se largimi i saj nga RTSH nuk ka qenë i menjëhershëm apo konfliktual. Përkundrazi, Sako mësohet t’i ketë njoftuar prej kohësh drejtuesit e Radio Televizionit Shqiptar për largimin. Mësohet gjithashtu se ndarja është bërë në mënyrë miqësore, duke lënë të hapur mundësinë e rikthimit.

