Metropolitan

Qofshi vetëm ose jo këtë Shën Valentin, në asnjë mënyrë mos e lexoni këtë listë

Qofshi vetëm ose jo këtë Shën Valentin, në asnjë

Shiko, mund t’ju ketë ardhur në majë të hundës me gjithë gjërat e infektuara nga Shën Valentini; reklama, tema, artikuj, postime; por le të tregohemi të sinqertë për një moment: Shën Valentini zakonisht është qejf... kur je e lidhur. Kur je vetëm, ose është një ditë si gjithë të tjerat, ose dita më e tmerrshme e vitit. Prandaj bëmë një list me filma që nuk duhen parë kategorikisht më 14 shkurt. Ca janë lotsjellës, ca shumë të errët dhe ca të ëmbël, e të hidhur njëherazi. 

"Eternal Sunshine of the Spotless Mind"

Qofshi vetëm ose jo këtë Shën Valentin, në asnjë

Ky film është i dhimbshëm në ditë normale, jo më ditën e të dashuruarëve. Nuk dimë si do t’ju bëjë të ndiheni, por jemi të sigurt që s’do të ndiheni mirë. Thjesht koncepti i fshirjes së një ndjenje, së një personi, së një lidhjeje nga truri të rrënqeth.

"Gone Girl"

Qofshi vetëm ose jo këtë Shën Valentin, në asnjë

Gone Girl e kam parë pak kohë pasi doli, për të vetmen arsye se regjizor ishte David Fincher, dhe asgjë s’ka qenë më e njëjta që atëherë. Nëse doni që partnerin e tanishëm, ose të ardhshëm, ta shihni me mosbesim e të keni male mes jush që ju pengojnë të bëheni bashkë, shihni “Gone Girl”. E kuptoni që s’është ide e mirë.

"Blue Valentine"

Qofshi vetëm ose jo këtë Shën Valentin, në asnjë

“The Notebook” të bën të qash, por për mirë. “Blue Valentine” të bën të qash. Kaq. Filmi arrin të flasë për një shtatzëni të paplanifikuar, ish të dashur të tmerrshëm, ngacmim seksual në vendin e punës, dhunë, divorc dhe një fëmijë i dëmtuar. Ouch!

"Carol"

Qofshi vetëm ose jo këtë Shën Valentin, në asnjë

“Carol” është kaq i bukur, aktruar kaq mirë, sa më dhemb ende zemra që nga hera e parë që e pashë. Carol, një grua e martuar, por e palumtur, njihet me Therese, një shitëse. Dy gratë bien ngadalë në dashuri me njëra-tjetrën dhe e kuptoni vetë pse s’duhet parë për Shën Valentin. Është si shigjetë në zemër. Më falni, shigjeta*.

"Her"

Qofshi vetëm ose jo këtë Shën Valentin, në asnjë

Nga larg, një film për një tip që bie në dashuri me një version të Siri-t nuk ngjan dhe aq keq. Por mendojeni pak më thellë. Sa i vetmuar duhet të jesh, që të ndihesh i lidhur emocionalisht me një inteligjencë artificiale? A do vërtetë ta dish përgjigjen?

REELS

Patjetër që s’jam e vetmja😌

Në dasmën e Ksenia Borodinës dhe Nikolai Serdyukov ndodhi një moment që u komentua gjerësisht online. Teksa pozonin për foto, Serdyukov kapi për beli modelen Viktoria Lopyreva, ndërkohë që nusja e tij ndodhej pranë. Më pas, Borodina reagoi ndaj videos duke thënë: “Nuk jam xheloze për shoqet e mia. Sigurisht që një grua e bukur mund të të bëhet ‘shkak’, por ai përqafoi të gjithë të ftuarit. Edhe mua desh të më përqafonin burrat me të cilët bëra foto.”

Me pak fjalë i thotë: “Burri yt edhe kur ka qenë me ty, prapë te unë e kishte mendjen”

NË FESTIVALIN E FILMIT NË VENECIA, FILMI “THE VOICE OF HIND RAJAB” U PRIT ME NJË OVACION PREJ 23 MINUTASH, SHOQËRUAR ME THIRRJE “FREE PALESTINE”.

Po i juaji si ka reaguar?

Që sperma e salmonit është fantastike për rigjenerimin e lëkurës, me siguri e dini. Po a e dini që në Shqipëri ka ardhur Nucleofill, trajtimi më i avancuar me spermë salmoni që e përdorin VIP-at dhe njerëz mbi 100 vende në botë? Rinim, shkëlqim dhe efekt WOW, tani më afër se kurrë, falë @cfopharma_aesthetics

JETOJ NË EUROPË DHE FUNKSIONON NDRYSHE PËR VAJZAT E NDRYSHE PËR DJEMTË

Stresohesh vetëm nga mendimi që vera na tha “mirupafshim” dhe duhet të bësh gati kostumin e të rriturit për rutinën vjeshtake? Ugh, s’je vetëm. Zgjidhjen s’e kemi ne, por dimë një vend ku hallet e një viti të tërë zgjidhen për punë minutash: në @toptanishoppingcenter Shkoni me vrap, ka plot ofertaaa!

Gjyqi, që u zhvillua për një incident të pretenduar në vitin 2018, u ngrit nga një ish-rojë sigurie, Emani Ellis, e cila pretendonte se reperja e kishte sulmuar me fyerje racore. Vendimi i trupit gjykues e liroi Cardi-n nga çdo detyrim për të paguar dëmet në shumën 24 milionë dollarë.

Sa lekë duhen për të shtyrë muajin në Monaco