Që nga kimia e deri tek tradhtia: 5 mite që ndoshta po shkatërrojnë konceptin tënd për lidhjet

Që nga kimia e deri tek tradhtia: 5 mite që ndoshta po

Mendon se të duhet me patjetër një shkëndijë, nuk duhet të grindesh me partnerin, apo nuk duhet të flesh në krevate të ndryshme? Epo, mund ta kesh gabim! Jo, s’e themi ne, por ekspertët!
 
Ja disa mite që mbase i dije gabim në lidhje me raportet romantike:

Duhet të kesh kimi ose të ndjesh një shkëndijë

Për Toby Ingham, terapist dhe autor i “How to Improve Emotional Stability”, përdorimi i fjalës “kimi” për të përshkruar atë shkëndijën që shpesh e kërkojmë kur kemi një interes të ri romantik është një krahasim interesant.

“Në takime, zakonisht, i referohet një reagimi të menjëhershëm, ndërsa shumë reaksione kimike kërkojnë kohë,” thotë ai.

Megjithatë, shumë prej nesh e ndjekin këtë shkëndijë, sërish, terapistja Lohani Noor thotë se është e mbivlerësuar.

“Ajo ndjenja e shpejtë e fillimit të kimisë, ndonjëherë është ankth”, shprehet ajo.

Hulumtimet tregojnë se simptomat fizike të ankthit (duart e djersitura, rrahje të shpejta të zemrës) janë të ngjashme me ato të tërheqjes. “Mund të ngatërrojmë intensitetin me intimitetin. Ndonjëherë, shkëndija është vetëm dëshirë fizike që fiket po aq shpejt sa ndizet.”

S’është mirë të grindesh

“Njerëzit mendojnë se të biesh dakord në mënyrë të vazhdueshme është shenjë e përputhshmërisë,” thotë Mandy Saligari, terapiste dhe autore e “Proactive Parenting”.

“Kjo vjen nga frika nga konfliktet, besimi se zemërimi është diçka e keqe, apo ndjenja e turpit për nevojat personale. Zemërimi është thjesht një ndjenjë dhe nuk duhet injoruar – tregon se çfarë ka rëndësi për ty”, thekson ajo.

Andrew G. Marshall, terapist martesor, ndan të njëjtin mendim:

“Të grindesh me dikë është një akt shumë intim. Kur nuk bini dakord, por nuk e shprehni, do të duhet të shtypni ndjenjat. Poshtë sipërfaqes që duket, grumbullohen pakënaqësia, sarkazma dhe bëheni pasivë-agresivë. Kjo ju bën bashkëjetues, por jo partnerë”, thotë ai.

Hulumtimet tregojnë se çiftet që nuk grinden kurrë janë shumë më të pakënaqur se ata që përballen me situatat. Pra, mos e shmang konfliktin – lidhu me ndjenjat e tua. Prano se partneri po përpiqet të të thotë diçka.“Dëgjo me mendje të hapur. Përpiqu të bësh një bisedë të shëndetshme që forcon lidhjen dhe të kuptuarit në nivel personal,” thotë Saligari.

Marrëdhëniet s’duhet të jenë sfiduese

Nëse beson se marrëdhëniet nuk duan shumë punë, kur përballesh me sfida, mendon se ka diçka që nuk shkon me lidhjen ose me ty. “Kur pranon që marrëdhëniet janë të vështira, nuk ndihesh si i dështuar,” thotë Marshall, duke specifikuar: “Nuk duhet të ndihen si dënim. Nuk janë të lehta, por s’duhet të të krijojnë idenë se është punë kaq e vështirë”.

Si ta kuptosh që një lidhje është bërë tepër e vështirë? Psikoterapistja Natasha Page tregon disa shenja:

“Nëse një marrëdhënie të bën të ndihesh i paplotësuar; ndikon në shëndetin mendor dhe mirëqenien tënde; mund të të çojë në vetëvlerësim të ulët, depresion dhe ankth. Nëse nuk ndihesh në përputhje me vlerat e tua, ose nëse jeton në frikë apo abuzim – kjo nuk okay”, thekson ajo.

Partneri duhet të jetë shoku yt më i mirë dhe duhet të kaloni çdo moment bashkë

Ekziston miti se nëse e doni vërtet njëri-tjetrin, s’keni nevojë për askënd tjetër dhe nuk dëshironi të ndaheni asnjëherë. Por Naomi Magnus, psikoterapiste dhe themeluese e “North London Therapy Practice” mendon ndryshe:

“Marrëdhëniet e shëndetshme lulëzojnë kur balancohet të bërit gjëra bashkë me individualitetin. Të gjithë kanë nevojë për hapësirë personale për t’u zhvilluar dhe kaluar çaste me veten. Koha larg njëri-tjetrit forcon lidhjen, sjell energji të re dhe ju ndihmon të mos mbështeteni vetëm te partneri për lumturi.”

Nëse gjithmonë jeni bashkë dhe nuk rrini me njerëz të tjerë, dikush do të ndihet i mbytur nga presioni për të përmbushur të gjitha nevojat e tjetrit. “Kjo krijon një varësi të pashëndetshme që pengon lumturinë dhe rritjen personale,” thotë Magnus.
 
Vlerëso kohën që kaloni së bashku, por edhe kohën që ke për veten.

Të flesh në krevate të ndarë do të thotë se lidhja ka marrë fund

Që nga kimia e deri tek tradhtia: 5 mite që ndoshta po

“Jemi mësuar të shohim krevatet e ndara si një flamur të kuq, një pranim i heshtur se dashuria ka vdekur,” thotë Noor. Lori Beth Bisbey, psikologe, thotë se kjo vjen nga besimi i gabuar se fjetja më vete do të thotë mungesë intimiteti. Noor e quan këtë “gabimi i afërsisë”.
 
Nëse keni orare të ndryshme ose zgjoheni nervozë çdo mëngjes nga gjumi i prishur, krevatet e ndarë mund të jenë zgjidhja. Noor dhe Bisbey bien dakord që kjo nuk është fundi i lidhjes.

“Çiftet më të shëndetshme që ‘kanë divorc gjumi’ krijojnë intimitet të qëllimshëm me përqafime në mëngjes ose rituale në darkë,” thotë Noor.

Një anketë e vitit 2023 tregoi se 35% e çifteve amerikane flenë në dhoma të ndara, të paktën herë pas here. Noor thotë: “Dy të dashuruar që flenë të ndarë prej 12 vitesh më tha: ‘Hoqëm dorë nga ideja se privimi nga gjumi është romantik. Tani zgjohemi të qetë – dhe na pëlqen shoqëria e njëri-tjetrit në mëngjes.’”

Nuk mund ta kalosh tradhtinë

Studime nga 160 kultura e rendisin tradhtinë si arsyen më të zakonshme për ndarje. “Shumë njerëz besojnë se, sapo thyhet besimi, marrëdhënia duhet të përfundojë,” thotë Noor.

“Kjo e paraqet tradhtinë si të pafalshme dhe qëndrimin pas saj si dobësi apo mungesë vetërespekti. Dashuria e vërtetë nuk do të kishte vend për një tradhti të tillë. Kjo është e ngulitur thellë në mendësinë tonë për shkak të vlerave morale, shoqërore dhe fetare. Por riparimi është i mundur. Kërkon punë me veten, terapi, komunikim të ndershëm dhe përgjegjësi nga të dyja palët,” thotë Noor.

Konteksti është i rëndësishëm: “A ishte një gabim që ka ndodhur një herë? Mund të jetë simptomë e problemeve më të thella si neglizhenca emocionale ose varësia. Tradhtia është serioze, por nuk të përcakton përjetësisht. Jo të gjitha tradhtitë janë të njëjta. Tradhtia emocionale, mashtrimet afatgjata apo eksperienca e një natë kanë ndikime dhe pasoja të ndryshme”, thekson ajo.
 
Disa çifte bëhen më të forta pas tradhtisë. Të tjerë kuptojnë se lidhja ka marrë fund. Çelësi është zgjedhja, jo detyrimi.

Ndarja apo divorci do të thotë dështim i lidhjes

Shoqëria na mëson se ndarja do të thotë që s’e ke bërë lidhjen të funksionojë. Nëse je i martuar, stigma është më e madhe, thotë Page. Kjo mban shumë njerëz në marrëdhënie të gabuara, me pasoja të rënda.
 
Nëse jeni ndarë emocionalisht apo ndiheni vazhdimisht keq, është në rregull të largoheni. “Njerëzit ndryshojnë dhe rriten. Nuk është e thënë që çdo marrëdhënie t’i përshtatet këtij ndryshimi. Është në rregull të fillosh nga e para,” thotë Page.
 
Çdo marrëdhënie është një përvojë mësimore, thotë Magnus. “Ata që mund të shohin pas me vlerësim për kohën e kaluar me partnerin, edhe nëse lidhja s’ka zgjatur, tregojnë rritje dhe zhvillim personal.”

Ke vetëm një shpirt binjak

Miti i shpirtit binjak thotë se, nëse gjen personin e duhur, gjithçka do të funksionojë vetvetiu. Por kjo bindje mund të shkaktojë pasiguri të madhe që të pengon të angazhohesh. “Kam parë shumë çifte ku njëri heziton të angazhohet sepse mendon: ‘Po sikur të ketë dikë më të përsosur atje jashtë?’” thotë ai.
 
Në realitet, ka qindra njerëz me të cilët mund të përputhesh. Nëse beson se partneri yt është i vetmi, do të dëshpërohesh sepse, nëse e humbet, gjithçka merr fund”.

Artikuj të sugjeruar:


 Burimi: The Guardian

REELS

Fytyrë si bebush, pa asnjë filter? Po, falë tri sekreteve të vogla nga @jeclaire.al 👁️ Bright Eye Serum - për sy që s’kanë nevojë për 8 orë gjumë; 💧 Radiance Booster Serum - për efekt lifting dhe glow që s’të lë të kalosh pa u vënë re; ☀️ Krem Sunshield SPF 50 - sepse dielli nuk fal, por ne dimë si ta sfidojmë. @jeclaire.al ✨ dhe nuk ka filter më të mirë!

Tutorial: Si ta përdorni inteligjencën artificiale që të mos ju zëvendësojë 😂🤍

Po ju, sa gjuhë flisni? 🤨

Filmi italian “There’s Still Tomorrow” pasqyron në mënyrë simbolike betejën që gratë zhvilluan për të fituar të drejtën e votës. Gjesti i vogël i fshirjes së buzëkuqit nga gratë tregon sa të brishta ishin në fakt të drejtat e tyre. Kisha ishte një kundërshtare e fuqishme: në Itali, priftërinjtë i referoheshin enciklikës së Vatikanit Casti Connubii për të argumentuar se vendi i gruas ishte në shtëpi, jo në politikë. Predikime të ngjashme në Irlandë dhe Maltë paralajmëronin se vota e grave binte ndesh me planin e Zotit. Në Shtetet e Bashkuara, Kardinali Gibbons pretendonte se e drejta e votës për gratë do të dëmtonte vlerat familjare. Në Nju Jork, organizata politike Tammany Hall kundërshtoi votën e grave dhe luftoi kundër Amendamentit të 19-të për të ruajtur pushtetin e saj.

Në @dermaluxe_clinic_tirana , kujdesi nuk është vetëm estetikë — është ndjesi, forcë dhe dashuri për veten. Tetori na kujton se bukuria e vërtetë fillon me kujdesin ndaj vetes ! Nis me veten !

“Sa vjeç je?” Unë:

Forca e një gruaje që kujdeset për veten është frymëzim për të gjithë. Në këtë Tetor Rozë, ndalo për një moment, kujdesu dhe vlerëso jetën që ke. 🎀 @vodafonealbania #TetoriRozë #Jetoshëndetshëm #vodafonealbania

Morali: As mos i trego fare herë tjetër, kur të jesh 🤰🏻

Unë do paguhem vetëm 1 mijë 😳😳😳😳

Do ribashkoheshit edhe ju, apo ç’e do?