Anabelizim

Pse të gjithë e duan Fatos Nanon

Pse të gjithë e duan Fatos Nanon

Kur dëgjuam Elton Ilirjanin të fliste gjithë ëndje për Fatos Nanon nuk u çuditëm aspak. Të gjithë e duan Nanon, qoftë ata që ishin të vetëdijshëm dhe të pjekur në kohën kur ai ishte aktiv në politikë, qoftë ata që u lindën në fund të viteve ’90 dhe dinë për politikanin fakte që mund të numërohen me gishtat e një dore. Nano është përherë popullor, i admiruar madje, por pse?

Së pari, Fatos Nano është i zgjuar, dinak, i qetë dhe duket se gjithnjë ka një skemë në mendje. E kanë përshkruar si “serioz edhe kur bën shaka”. Ish-kryeministri është tejet elokuent kur do, deri në pikën sa bëhet i vështirë për t’u kuptuar nga masa. Të gjitha këto tipare shtrojnë bazat për një personalitet karizmatik që vështirë ta shohësh me inat.

Së dyti, Nano ka një sjellje prej gangsterri, prej çuni të keq. Duket sikur nga çdo pore i buron pyetja “a e di ti kush jam unë?” Siç e vërtetoi kur nuk e lejuan të parkonte makinën aty ku donte. Kur i thanë se kishte parkuar në një vend të ndaluar, ai thjesht tha “Unë jam Fatos Nano.” Si mund t’i përgjigjesh këtij argumenti. S’mundesh. Mustafa Nano e përshkruan një drekë 6-orëshe me Fatos Nanon kështu: “Ky burrë 6 orë nuk shkoi një herë në banjë, nuk lëvizi, pinte verë pafund dhe nuk dehej. Kishte një gjendje konstante humori. Kishte energji të jashtëzakonshme lokali dhe personazh interesant.” Meqë jemi te pija, pija e tij e preferuar është xhini me ujë tonik.

Pse të gjithë e duan Fatos Nanon
Xhoana dhe Fatos Nano

Së treti, Fatos Nano theu tabu në fillim të viteve 2000, kur deklaroi ndarjen nga Rexhina, pas 27 vitesh martesë dhe dy fëmijësh të rritur dhe lidhjen me Xhoanën, një vajzë 20 vite më të re se ai. Rexhina ishte dashuria e gjimnazit dhe ceremonia e parë e martesës së politikanit ishte e thjeshtë dhe u mbajt në shtëpinë e të atit. E dyta, që shokoi opinionin publik, u mbajt në nëntor të vitit 2002 në një club në Tiranë me mbi 300 të ftuar. Pas kësaj, çifti dhe të ftuarit iu drejtuan Golemit ku kremtuan martesën. Fatos Nano adoptoi ligjërisht djalin e Xhoanës nga një martesë e mëparshme. Pra, ai s’do t’ia dij çfarë mendon ti dhe shiko sa mirë i doli.

Së katërti, Nanon kanë tentuar ta vrasin disa herë! Rasti më i famshëm është ai i vitit 1998, ku përmes një grushti shteti, kundërshtarët tentuan të marrin në dorë pushtetin duke vrarë Nanon. Për t’i shpëtuar këtij fati, Nano u arratis në rezidencën qeveritare në Pogradec. Gjithashtu, ai u dënua me 12 vite burg në vitin 1994. Prej shumëkujt dhe prej disa organizatave jo-qeveritare, ai konsiderohej i burgosur politik. Dhe nëse mendoni se në burg Nano do të çmendej, gaboheni. Avokati Idajet Beqiri thotë për kohën e politikanit në burg: “Fillimisht kam menduar se si bythëpambuk Tirane nuk do i duronte dot këto kushte skandaloze në burg dhe do thyhej. Por isha i gabuar. Fatos Nano sillej dhe qëndronte si burgaxhi i regjur. Me zgjuarsinë e tij, me batutat e tij të hidhura, jo vetëm që i vinte të gjithë në lojë, por gjithashtu i shkujdeste aq keq gardianët dhe oficerët e burgut sa e thyente sa herë donte izolimin e egër që i bënin.”

Pse të gjithë e duan Fatos Nanon

Kur lexon historinë e tij të shkruar, Fatos Nano ngjan si personazhi problematik i një seriali a filmi, por që e duan të gjithë sepse ka përcjell fuqi, siguri dhe vetëbesim, pavarësisht të metave.

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

Why everyone loves Fatos Nano

Pse të gjithë e duan Fatos Nanon

When we heard Elton Ilirjan talking about Fatos Nano, we were not surprised at all. Everyone loves Nano, whether they were conscious and mature at the time he was active in politics, or those who were born in the late 90s and know about the politician facts that can be counted with one's fingers. Nano is always popular, even admired, but why?

First, Fatos Nano is smart, cunning, quiet and seems to always have a scheme in mind. They have described him as "serious even when joking". The former prime minister is extremely eloquent when he wants to the point that it becomes difficult to understand by the masses. All of these traits lay the groundwork for a charismatic personality that is hard to overlook.

Secondly, Nano has a gangster-like behavior. It seems like the question "do you know who I am?" Comes from every pore, as he proved when they were not allowed to park the car where he wanted. When told that he had parked in a forbidden place, he simply said, "I'm Fatos Nano." How can you answer that argument. You can not. Mustafa Nano describes the 6-hour lunch with Fatos Nano as follows: “This 6-hour man did not go to the bathroom once, did not move, drank endless wine and did not get drunk. There was a constant state of humor. It had tremendous local energy and interesting character. ”As far as drinking is concerned, his favorite drink is gin with tonic water.

Third, Fatos Nano broke the taboo in the early 2000s when he declared separation from Regina, after 27 years of marriage and two grown children and a relationship with Joanna, a girl 20 years younger than him. Regina was a high school sweetheart and the politician's first wedding ceremony was simple and held in her father's house. The second, which shocked public opinion, was held in November 2002 at a club in Tirana with over 300 guests. After that, the couple and close friends headed to Golem where they celebrated their marriage. Fatos Nano legally adopted Joanna's son from a previous marriage. So he won't know what you think and see how well he did.

Fourth, Nano has tried to kill him several times! The most famous case is that of 1998, where, through a coup, opponents attempted to seize power by killing Nano. To escape this fate, Nano escaped to the government residence in Pogradec. He was also sentenced to 12 years in prison in 1994. He was considered a political prisoner by many and by some non-governmental organizations. And if you think Nano in prison would go crazy, you're wrong. Lawyer Idajet Beqiri says of the politician's time in prison: “Initially, I thought that a Tirana cotton bun would not endure these scandalous conditions in prison and would break. But I was wrong. Fatos Nano was behaving like a regular prisoner. With his ingenuity, with his bitter drums, he not only put everyone in the game, but he also cared so badly for prison guards and prison officers that he broke as often as he wanted the cruel isolation they did. "

When reading his written story, Fatos Nano looks like the problematic character of a series or movie, but loved by all because it conveys power, security and confidence, despite its shortcomings.