Health

Pse shumë njerëz po konsumojnë kafe me limon

Pse shumë njerëz po konsumojnë kafe me limon

Shumë njerëz pinë kafe çdo ditë, e cila pavarësisht se është provuar që nuk ka ndonjë efekt në kreativitet, rrit përqëndrimin. Limoni nga ana tjetër, është një agrum i pasur me vitaminë C dhe antioksidantë dhe kjo është arsyeja pse është përdorur gjerësisht prej shekujsh. Po sikur t’i bëjmë bashkë?

Disa janë të mendimit se është një kombinim i pazakontë, ndërkohë që të tjerë besojnë te përfitimet shëndetësore, që mesa duket arrijnë të tejkalojnë edhe shijen e çuditshme.

Po shkenca çfarë thotë?

Pretendimi i parë: Ndihmon në shkrirjen e dhjamit.

Shkenca: As limoni dhe as kafeja nuk e shkrijnë dhjamin. E vetmja mënyrë që mund të djegë yndyrën e padëshiruar është duke konsumuar më pak kalori dhe duke djegur më shumë prej tyre. Pra, ky pretendim nuk është i vërtetë. Ka studime që thonë se kafeina mund të stimulojë indin dhjamor, por kjo lidhet me kafeinën në kafe, jo me përzierjen e saj me limonin.

Pretendimi i dytë: Lehtëson dhimbjen e kokës

Shkenca: Një hipotezë thotë se kafeina në kafe ka një efekt që shtrëngon enët e gjakut dhe zvogëlon rrjedhën e gjakut në kokë, gjë që lehtëson dhimbjet. Hulutimet sugjerojnë që kafeina mund të përforcojë efektet e ilaçeve për dhimbjet e kokës dhe migrenës. Hipoteza të tjera thonë se kafeina mund të veprojë mirë duke u shoqëruar me çokollatë ose agrume. Megjithatë pirja e kafesë me limon mund të lehtësojë ose përkeqësojë dhimbjen e kokës. Me gjasë, kjo varet nga sasia e kafeinës, jo përzierja kafe-limon.

Pretendimi i tretë: Përmirëson lëkurën

Shkenca: Hulumtimet thonë se përmbajtja e antioksidantëve në kafe dhe limon mund të kenë përfitime në lëkurë, kështu që ka një copëz të vërtetë ky pretendim. Megjithatë sërish mund t’i keni përfitimet e kafesë dhe limonit duke i konsumuar veçmas.

Përmbledhje: Nëse dëshironi përfitimet e kafesë dhe limonit, mund t’i merrni pa qenë nevoja t’i bashkoni. Megjithatë nëse ju tërheq shija, nuk ka asnjë problem.

- Artikulli është përshtatur nga Healthline, një websdite amerikan për shëndetin, i konsideruar si një nga website-t më të besuar në botë.

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

Why many people are consuming lemon coffee

Pse shumë njerëz po konsumojnë kafe me limon

Many people drink coffee every day, which despite being proven to have no effect on creativity, increases concentration. Lemon on the other hand, is a citrus rich in vitamin C and antioxidants and that is why it has been used extensively for centuries. What if we put them together?

Some think it is an unusual combination, while others believe in the health benefits that seem to outweigh the odd taste.

But what does science say?

First claim: It helps to thaw fat.

Science: Neither lemon nor coffee melt fat. The only way it can burn off unwanted fat is by consuming fewer calories and burning more of them. So this claim is not true. There are studies that say caffeine can stimulate adipose tissue, but this is related to caffeine in coffee, not its mix with lemon.

Second claim: Relieves headache

Science: One hypothesis says that caffeine in coffee has an effect that tightens blood vessels and reduces blood flow to the head, which relieves pain. Research suggests that caffeine may amplify the effects of medications for headaches and migraines. Other hypotheses suggest that caffeine may work well with chocolate or citrus. However, drinking coffee with lemon can relieve or aggravate headache. It probably depends on the amount of caffeine, not the coffee-lemon mixture.

Third claim : Improves the skin

Science: Research says that the content of antioxidants in coffee and lemons can have skin benefits, so there is a real chunk of this claim. However you can still reap the benefits of coffee and lemon by consuming them separately.

Summary: If you want the benefits of coffee and lemon, you can get them without having to put them together. However if you get the taste, there is no problem.

- The article is adapted from Healthline, an American health web site, considered one of the most trusted websites in the world.