Health

Engjëjt, niveli 43 dhe udhëtimi shpirtëror në Hënë: Rrëfimi i plotë i Zanës 'së parashikimeve'

Engjëjt, niveli 43 dhe udhëtimi shpirtëror në
Foto: Zana Pardise Gjergji dhe Dalina Buzi në "The Dalina Show"/ Andale Media

Pas një pjese të parë që tronditi me parashikimet e vdekjes së babait dhe gjyshes, Zana Paradise Gjergji foli në “The Dalina Show” për një kapitull edhe më të pazakontë. Nga San Diego, Kaliforni, ajo rrëfeu një seri përvojash shpirtërore që shkojnë përtej çdo logjike tokësore, nga engjëjt dhe nivelet e ndërgjegjes, deri te një udhëtim në Hënë ku thotë se ka takuar një alien.

Në qendër të rrëfimit të saj qëndron përvoja transformuese e vitit 1995. Ishte një moment i brishtë pas ndarjes nga bashkëshorti dhe përballjes me një sëmundje gripale, kur Zana thotë se u përball për herë të parë me një entitet të dritës.

“Një shkop dirigjenti u shndërrua papritur në një engjëll mashkull me energji diellore, në ngjyrë të bardhë, serm. Ai më tha të përqendrohem tek ‘Koshienca 43’ për të zbuluar kush është Zoti.”

Ajo e përshkruan këtë kontakt si një ndjesi të fuqishme dashurie dhe dritësie:

“Ndjeva se engjëjt ekzistojnë. Zoti më do. Në botën e shpirtit, Ai është një diell.”

Sipas Zanës, Koshienca 43 është niveli më i lartë i vetëdijes, një lloj “boshti shpirtëror” ku fshihet kodi hyjnor:

“Nëse punon me të, kthehesh në engjëll dhe fiton jetën e pavdekshme.”

Ajo e ka ndjekur këtë rrugëtim përmes trajnimeve në Monroe Institute, një qendër kërkimore për përvojat jashtë trupit, ku ka marrë pjesë 20 herë me një kosto prej 2.500 dollarësh për klasë, pra një investim serioz. Aty, Zana tha se ka marrë pjesë në eksperimente të kontrolluara që përfshinin ndezjen e një poçi me mendje apo lëvizjen e akrepëve në kuti të mbyllura.

Zana foli gjithashtu për përvojat jashtë trupit (OBE – Out of Body Experience), të cilat i ka përjetuar me një qartësi që sipas saj i dha mundësinë të shohë përtej kësaj bote:

“Qetësohesh, ngre shpirtin, e nxjerr nga trupi, e lë pezull. Trupi shpirtëror shkon në një diell të madh, ku mblidhemi të gjithë.”

Por ndoshta pjesa më befasuese e rrëfimit ishte ajo që lidhej me udhëtimin shpirtëror në Hënë.

“Bëra 7-8 frymëmarrje, u ngrita. Hëna më tha ‘S’jam planet, jam anije.’ Pashë një alien, një frikë e tmerrshme.”

Zana pretendon se në Hënë jetojnë rreth 25.000 alienë dhe thotë se për këtë arsye amerikanët nuk shkojnë më atje. Sipas saj, ata “bëjnë gjëra skandaloze, të këqija dhe të mira” dhe janë në lidhje të drejtpërdrejtë me qeveritë. Madje, ajo beson se teknologji si iPhone-at janë produkte të inteligjencës së tyre.

“Ata janë shumë të zgjuar. Inteligjenca e tyre ndikon në zhvillimet teknologjike të Tokës.”

Për të ndjekur intervistën e plotë dhe rrëfimin e Zanës, klikoni në videon më poshtë:

REELS

Shën Valentini po afron. Pëlqimet romantike mund të ndryshojnë, por veshja jote jo. Ne kemi zgjedhur kombinimet që bien në sy, dhe po, disa prej tyre janë me ulje në dyqan! Vajzë e ëmbël, vajzë e guximshme apo në qendër të vëmendjes? Ka ende kohë të gjesh dhuratën perfekte te @fashionandfriends_al Bëji screenshot dhe dërgoja atij. 😉

Paske bërë shumë shtytje me shtangë

@albanskenderaj x @miriamcani në koncertin “Motiv” në Londër 🥰

Kur Billie Eilish u takua për herë të parë me Justin Bieber në Coachella 2019, ai moment ishte një nga çastet më emocionuese dhe më simbolike të jetës së saj. Billie ka qenë fanse e çmendur e Justin-it në fëmijëri: këndonte këngët e tij, mbushte muret me postera dhe ëndërronte ditën kur ndoshta do ta takonte. Dhe kur Justin iu afrua, ëndrra e fëmijërisë u bë realitet. Billie shpërtheu menjëherë në lot, ndërsa Justin e përqafoi dhe e qetësoi, duke e lënë të qante mbi supin e tij. Për Billie-n, nuk ishte thjesht takimi me një idhull, por ishte një takim me njeriun që kishte formësuar rrugëtimin e saj muzikor. Ndërsa për Justin-in, ishte momenti kur pa një artiste të re, të cilën e admironte, të rritej dhe të krijonte identitetin e vet. Më vonë ai i tha se ishte krenar për gjithçka që kishte arritur Billie dhe se e meritonte plotësisht çdo sukses. Një vajzë që dikur adhuronte idhullin e saj, tani qëndronte përkrah tij si e barabartë në industri. Një moment emocionues dhe një provë se sa larg mund të të çojë një ëndërr. ❤️

Dashuria ka shije më të ëmbël këtë Shën Valentin falë @pasticerivittoria !🍰 Red velvet në formë zemre apo tortë profiteroli të rrethuar me simbole romantike…kë të zgjedhim këtë 14 shkurt? 🥰✨

Mommy & mini edition nga @perla.shop.albania ka “çmendur” rrjetin këto ditë! I krijuar për atë dashuri që s’ka nevojë për fjalë. Shkarkoni aplikacionin Perla në App/Play Store për të rezervuar. P.S.: Kanë menduar edhe për baballarët!🫠

Justin Bieber u ngjit ne skenen e “Grammy” vetem me te mbathura, kitarre dhe vokalin e tij. Kaq i duheshin per te bere nje performance te paharrueshme te hit-it te tij Yukon.

Bad Bunny eshte artisti i pare latin qe fiton Grammy per Albumin e Vitit

Prandaj dhe unë i them vetes, hë se do ma fal dhe këtë herë

U rikthyeeeeee

Angels, Level 43 and the Spiritual Journey to the Moon: The Full Story of the 'Fairy of Predictions'

Engjëjt, niveli 43 dhe udhëtimi shpirtëror në
Photo: Zana Pardise Gjergji and Dalina Buzi at "The Dalina Show"/ Andale Media

After the first part that shocked with the vision of predictions about the father and grandmother, now comes a new chapter with Zana Paradise Gjergji, the Albanian from San Diego. In "The Dalina Show" Zana told about the world of the superhuman, angels, spiritual levels, out-of-body experiences and even a mysterious encounter with an alien on the Moon.

It's no longer just about her paranormal gifts, but about a complete spiritual journey that changes everything.

In 1995, Zana experienced a moment that was set on reality, having just separated from her ex-husband, the flu was taking its toll on her and in the room, a "conductor's baton" suddenly transformed into "a male angel with solar energy, in white, serm."

He told her to focus on “Consciousness 43” to discover who God is. Zana said that at that moment she felt that “angels exist. God loves me. In the spirit world, He is a sun.”

These 43 levels of consciousness are a description of the spiritual map, from normal awareness, to conversations with angel-like entities, to channels for sharing messages with the dead and seraphic angels.

Her investment in the Monroe Institute (20 times, $2,500 per class) brought live demonstrations. Zana showed how she made a light bulb turn on with "mind command" and parapsychological experiments moved hands in electrically shielded boxes.

She also described “out-of-body” experiences:

"You calm down, lift your spirit, take it out of your body, let it hang in the air."

According to her, the spiritual body “goes to a great sun, where we all gather.”

At the top of the Map as the "spiritual axis" is level 43:

“God, the code of God. If you work with it, you turn into an angel and gain immortal life.”

Further, she recounted the journey to the Moon with the soul:

“I took 7-8 breaths, stood up. The moon told me: ‘I am not a planet, I am a ship.’ I saw an alien, a terrible fear.”

She claimed that Americans "don't go to the moon anymore because there are 25,000 aliens there who do outrageous, bad and good things." She showed that aliens are intelligent, connected to governments, and according to her, "iPhones come from their intelligence." 

Watch the incredible story in full in the video below: