Health

Hap i rëndësishëm në mjekësi: 8 foshnja të shëndetshme lindën pas IVF me ADN-të e 3 personave

Hap i rëndësishëm në mjekësi: 8 foshnja të
Newcastle University/PA

Mjekët në Mbretërinë e Bashkuar kanë njoftuar lindjen e tetë foshnjave të shëndetshme pas një procedure revolucionare që krijon embrione IVF (Fekondimi In Vitro - procedurë e riprodhimit të asistuar, që ndihmon çiftet (ose individët) që kanë vështirësi për të pasur fëmijë në mënyrë natyrale) me ADN nga tre persona, për të parandaluar trashëgiminë e sëmundjeve gjenetike të pashërueshme.
 
Nënat ishin të gjitha në rrezik të lartë për të trashëguar te fëmijët e tyre sëmundje kërcënuese për jetën, për shkak të mutacioneve në mitokondri (strukturat e vogla brenda qelizave që prodhojnë energjinë e nevojshme për funksionimin e tyre).
 
Katër djem dhe katër vajza, përfshirë edhe binjakë identikë, kanë lindur nga shtatë gra dhe nuk tregojnë shenja të sëmundjeve mitokondriale që ishin në rrezik të trashëgonin nga nënat. Një shtatzëni tjetër është ende në vazhdim dhe pritet të ketë të njëjtin rezultat.
 
Ky është një lajm i shumëpritur në mbarë botën, sidomos në Mbretërinë e Bashkuar, e cila ndryshoi ligjin në vitin 2015 për ta lejuar këtë procedurë. Autoriteti rregullator i fertilitetit i dha licencën e parë në vitin 2017 një klinike fertiliteti në universitetin e Newcastle, ku mjekët ishin pionierë të kësaj teknike.
 
Prof. Doug Turnbull, pjesë e ekipit që zhvilloi procedurën për më shumë se dy dekada, tha se lindjet e shëndetshme ishin një lehtësim për studiuesit dhe familjet.  Prof. Mary Herbert, një tjetër anëtare e lartë e ekipit, tha se të kesh tetë foshnja të shëndetshme nga kjo procedurë është “shpërblyese për të gjithë”.
 
Shumica dërrmuese e 20,000 gjeneve të njeriut ndodhen në bërthamën e pothuajse çdo qelize, por lëngu që rrethon bërthamën përmban qindra deri në mijëra mitokondri që kanë një set të vetin prej 37 gjenesh. Mutacionet në këto gjene mund të dëmtojnë ose shkatërrojnë mitokondritë, me pasoja fatale.
 
Të gjitha mitokondritë trashëgohen nga nëna biologjike. Mutacionet në këto struktura të vogla mund të prekin të gjithë fëmijët që lind një grua.
 
Simptomat e para të sëmundjeve mitokondriale zakonisht shfaqen në fëmijëri të hershme, kur organet që kërkojnë shumë energji, si truri, zemra dhe muskujt, fillojnë të shfaqin probleme. Shumë fëmijë të prekur përjetojnë vonesa në zhvillim, në të ecur dhe ndërrojnë jetë në moshë të hershme. Rreth një në 5,000 foshnja të porsalindura janë të prekura nga këto sëmundje.
 
Trajtimi i quajtur “donacion mitokondrial” (MDT) synon të parandalojë trashëgiminë e mitokondrive të dëmtuara. Procedura përfshin fekondimin e vezës së nënës me spermën e babait dhe më pas, transferimin e materialit gjenetik në një vezë të shëndetshme dhuruese që i është hequr bërthama e saj. Kjo krijon një vezë të fekonduar me një set të plotë kromozomesh nga prindërit, por me mitokondri të shëndetshme nga dhuruesi. Veza më pas vendoset në mitër për të krijuar një shtatzëni të re.
 
Tetë foshnjat e para të lindura nga kjo procedurë ishin të shëndetshme në lindje. Një foshnjë zhvilloi një infeksion urinar që u trajtua, një tjetër pati disa lëvizje të pavullnetshme muskulore që kaluan vetë. Një foshnjë tjetër pati yndyrë të lartë në gjak dhe çrregullim të ritmit të zemrës, që gjithashtu u trajtua. Këto gjendje besohet se lidhen me ndonjë problem shëndetësor të nënave gjatë shtatzënisë.
 
Testet gjenetike treguan se foshnjat kishin pak ose aspak mitokondri të dëmtuara, megjithëse disa ishin trashëguar nga nëna gjatë procedurës. Për faktin se këto nivele janë shumë të ulëta për të shkaktuar sëmundje, tregohet se procedura mund të përmirësohet akoma më shumë.
 
“Të gjithë fëmijët janë mirë dhe po përmbushin fazat e zhvillimit sipas pritshmërive,” tha Bobby McFarland, drejtor i Shërbimit Shumë të Specializuar të NHS për Sëmundjet e Rralla Mitokondriale në spitalin e Newcastle, duke u shprehur optimist për të ardhmen. 
 
 

REELS

Good hair days just got better. 🩷 Bukuria e flokëve fillon nga cilësia. Hair Extensions nga @perfect.beautyzone janë të punuara me flokë natyral, të krijuara për të dhënë volum, gjatësi dhe një pamje që duket krejtësisht natyrale.

Artistja e njohur Elhaida Dani ka fituar rolin e Esmeraldes ne versionin italian te musicalit te famshem “Notre Dame de Paris” nga Riccardo Cocciante. Dani, ish-fituesja e edicionit te parë të “Voice of Italia” ka vite që performon në rolin e Esmeraldes (nga viti 2016), ne versionin francez, duke dhene shfaqje sold-out ne teatrot me te medha te botes nga Parisi ne Singapor. Si nje Esmeralda italiane, Elhaida do te performoje ne teatrot me te mira te Italise, duke perfshire edhe 4 netë ne Arena di Verona. “Notre Dame de Paris” eshte nga prodhimet e llojit “musical” me te famshem ne bote dhe ka nje cmim Guiness per hapjen me te suksesshme ndonjehere te nje musical. Prej 27 vjetesh, kjo shfaqje franceze e kompozuar nga Riccardo Cocciante dhe e shkruar nga Luc Plandomon, eshte vene ne skene mbi 5000 here dhe eshte pare nga me shume se 15 milion spektaktore.

Një fustan i bukur e ndryshon menjëherë ndjesinë e festave. ✨ Koleksioni festiv i @kraspiofficial vjen me deri në 50% ulje: i krijuar për netët që kërkojnë më shumë shkëlqim dhe prani. Një koleksion i menduar për ty që, sapo hyn në një dhomë, ndryshon energjinë e saj.

Është zhvilluar në Durrës Turneu Kombëtar i Basketbollit të Unifikuar 2025, një ditë plot plot pozitivitet,sport dhe momente frymezuese. Special Olympics Albania, me mbështetjen e Coca-Cola, solli në fushë mbi 150 sportistë që na kujtuan se sporti është për të gjithë. Një event që inspiroi, bashkoi dhe tregoi sa bukur është kur talenti dhe përfshirja shkojnë krah për krah. ❤️✨ #UnifiedSports #CocaColaBottlingShqipëria #SpecialOlympics #BasketballForAll

Lëkura jote meriton më të mirën dhe ky është momenti. ✨ Përfito 35% ulje në të gjitha injeksionet gjatë ofertës festive në Dermaluxe Clinic Tirana. Kujdes i avancuar dhe rezultate të sigurta. @dermaluxe_clinic_tirana ℹ️ Për më shumë informacion, shkoni në stories / highlights.

Ishte diss për nusen apo diçka e lezetshme për t’u përmendur? Po nusja po qesh nga sikleti apo e vlerësoi fjalimin e tij? Si e shihni ju këtë moment viral?

Shakira këndon me djemtë e saj në Buenos Aires

🚘 @auto.trego është një platformë moderne shqiptare për shit-blerje automjetesh, që ofron një përvojë të shpejtë dhe efektive ⬇️ ▪️ Publikimi i makinës është falas dhe procesi është shumë i thjeshtë. ▪️ Website me dizajn të pastër dhe filtra të avancuar kërkimi, që mundësojnë gjetjen e makinës sipas çmimit, vitit, markës dhe kilometrave. ▪️ Në platformë mund të krijoni profile, të shisni ose të ruani makinat e preferuara dhe të kontaktoni shitësit direkt. ▪️ Audienca është e fokusuar ekskluzivisht në tregun e automjeteve, duke garantuar blerës dhe shitës realë.

😂🥰 . . Credits: @erolajons

Ajo ndjesia kur gjen veshjen e përsosur dhe është me ulje. @azzured.co ✨10% ulje nëse përdorni kodin #PaManual vetëm gjatë muajit dhjetor. Garderoba jote po kërkon një glow-up dhe momenti është tani. 💗