Relationships

Pse njerëzit ndahen nga partnerët që ende i duan?

Pse njerëzit ndahen nga partnerët që ende i duan?

“Çfarë?! A e dëgjova mirë? Nëse më do, pse po më lë?”, po situatë mjaft e hasur. Ndonjëherë, dashuria dhe jeta bien ndesh. Zakonisht, ky konflikt lidhet me një nga këto dy çështje:

1. Arsye romantike që kanë të bëjnë me natyrën e dashurisë.
2. Arsye që kanë të bëjnë me mirëqenien e partnerëve.

"Të dua, por jo mjaftueshëm."

Dashuria romantike nuk është një ndjenjë e thjeshtë që ose ekziston ose jo. Ajo vjen në nivele të ndryshme. Disa nivele janë të mjaftueshme për një lidhje disajavore ose mujore, por jo për të mbajtur një dashuri afatgjatë.

Shembuj të zakonshëm në këtë grup janë:
- "Kam gjetur një të dashur të ri."
- "Në të kaluarën, kam dashur dikë më fort se të dua ty."
- "Jam i lumtur me ty në një periudhë afatshkurtër (intensitet i madh romantik), por nuk shoh të ardhme afatgjatë (mungesë e thellësisë romantike)."
- "Ne jemi partnerë të shkëlqyer seksualë, por jo miq të mirë."
- "Ne jemi miq, por jo partnerë të mirë seksualë."
- "Ka probleme të mëdha në sjelljen tënde që më pengojnë të të besoj dhe të ndihem e qetë me ty."
- "Nuk mund të të jap dashurinë që meriton," ose më drejtpërdrejt: “Nuk kam ndjenja të mjaftueshme për ty."

Arsyet në këtë grup janë kryesisht krahasuese - tregojnë një nivel më të ulët dashurie ose përshtatshmërie romantike. Këto dallime shpesh lidhen me shprehjen (e paqartë): “Të dua, por nuk jam i l/e dashuruar me ty," një frazë që ka përfunduar shumë martesa dhe marrëdhënie të tjera. Këtu ka njëfarë dashurie, por ai nivel nuk është i mjaftueshëm, të paktën jo në krahasim me opsionet e tjera të disponueshme.

"Të dua, por nuk mund të jetoj me ty."

Marrëdhëniet romantike afatgjata duhet të marrin parasysh faktorët joromantikë që lidhen me bashkëjetesën e dy partnerëve. Të duash dikë nuk është gjithmonë e mjaftueshme për të vendosur të jetosh me dikë. Jetesa së bashku dhe krijimi i një familjeje kërkojnë jo vetëm dashuri, por shumë më tepër se kaq; kërkojnë aftësinë për të ndihmuar njëri-tjetrin të zhvillohet.

Në këtë rast, niveli i dashurisë është i mjaftueshëm për të mbështetur një dashuri të qëndrueshme, por jo për një bashkëjetesë të qëndrueshme. Njerëzit ndonjëherë zgjedhin karrierën dhe arritjet në jetë mbi dashurinë dhe kjo mund të lidhet me zhvillimin e tyre ose atë të partnerit.

Marrim shembull rastin e një gruaje të martuar që tha se e donte shumë burrin e saj të parë, por diçka mungonte në marrëdhënien e tyre që e bëri të vendoste të divorcohej. "Nuk kishte asgjë që nuk shkonte me të," tha ajo, duke shtuar: “Por, gjithsesi ndjeja se nuk doja të ishte pjesë e jetës sime. Ai nuk do më pengonte, por gjithashtu nuk nxirrte në pah më të mirën nga unë. Me burrin tim të dytë, kam shumë debate, por e ndiej pasionin e tij të thellë dhe aftësinë për të nxjerrë në dukje anët e mia më të mira."

Duke marrë parasysh këtë realitet, ndonjëherë dëgjojmë për një partner që nga dashuria e madhe, përfundon një marrëdhënie për shkak të shqetësimit se qëndrimi së bashku do ta bënte personin e tij të dashur të palumtur në një të ardhme afatgjatë. Në këtë rast, përfundimi i marrëdhënies shpreh një interes të sinqertë për mirëqenien e tjetrit.

Artikj të sugjeruar:

 

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

Why do people break up with partners they still love?

Pse njerëzit ndahen nga partnerët që ende i duan?

"What?! Did I hear you right? If you love me, why are you leaving me?", quite a common situation. Sometimes, love and life collide. Usually, this conflict is related to one of these two issues:

1. Romantic reasons relating to the nature of love.
2. Reasons related to the well-being of the partners.

"I love you, but not enough."

Romantic love is not a simple feeling that either exists or it doesn't. It comes in different levels. Some levels are enough for a relationship of several weeks or months, but not to sustain a long-term love.

Common examples in this group are:
- "I found a new lover."
- "In the past, I loved someone more than I love you."
- "I'm happy with you in the short term (high romantic intensity), but I don't see a long-term future (lack of romantic depth)."
- "We are great sex partners, but not great friends."
- "We are friends, but not good sex partners."
- "There are major problems in your behavior that prevent me from trusting you and feeling at ease with you."
- "I can't give you the love you deserve," or more directly: "I don't have enough feelings for you."

The reasons in this group are mostly comparative - they indicate a lower level of love or romantic suitability. These differences are often related to the (ambiguous) phrase: "I love you, but I'm not in love with you," a phrase that has ended many marriages and other relationships. There is some love here, but it's not enough. , at least not compared to the other options available.

"I love you, but I can't live with you."

Long-term romantic relationships must take into account the non-romantic factors associated with the cohabitation of two partners. Loving someone is not always enough to decide to live with someone. Living together and creating a family requires not only love, but much more than that; require the ability to help each other develop.

In this case, the level of love is sufficient to support a lasting love, but not for a lasting cohabitation. People sometimes choose career and life achievements over love and this can be related to their own or their partner's development.

Take for example the case of a married woman who said that she loved her first husband very much, but there was something missing in their relationship that made her decide to divorce. "There was nothing wrong with it," she said, adding: "But I still felt like I didn't want it in my life. He wouldn't get in my way, but he also didn't bring out the best in me. With my second husband, I have many arguments, but I feel his deep passion and ability to bring out the best in me."

Considering this reality, we sometimes hear of a partner who, out of great love, ends a relationship out of concern that staying together would make their loved one unhappy in the long term. In this case, ending the relationship expresses a sincere interest in the well-being of the other.

Suggested Articles: