Pjesa më e madhe e adoleshentëve vetëm e ëndërrojnë një internship në një shtëpi mode, madje qoftë edhe thjesht për të bërë çajin, nuk pretendojnë më shumë.
Mirëpo Brooklyn Beckham, djali i David Beckham dhe Victoria Beckham, publikoi këtë javë foto që shkaktoi një debat të madh. 16-vjeçari ishte duke fotografuar fushatën e fundit në mediat sociale të Burberry. Komentuesit menjëherë filluan të pyesnin se si një adoleshent ka arritur të marrë një rol kaq prestigjoz.
Adhuruesit e modës dhe fotografët profesionistë shprehën në Twitter pakënaqësinë e tyre duke e quajtur këtë nepotizëm pasi është favorizuar nga statusi i familjes së tij dhe jo nga aftësitë e tij.
Burimi: Daily Mail; Përshtati: Klarida Bregaj