Metropolitan

Provë që distanca forcon ndjenjat: Çifti u nda dhe u lidh prapë se s'duroi dot

Provë që distanca forcon ndjenjat: Çifti u nda dhe u lidh

Nëse keni qenë shumë të shqetësuar për ndarjen e Channing Tatum nga Jessie J, kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se janë rikthyer bashkë. Një burim për E! News zbuloi se “janë lidhur sërish” pas dy muajsh të ndarë. “Morën pak kohë larg njëri-tjetrit, por kuptuan që duhen shumë,” tha burimi dhe shtoi se janë shumë të lumtur që po kalojnë sërish kohë bashkë.

Mesa duket, ndarja thjesht ka forcuar ndjenjat e tyre sepse burimi tha se “Jessie ka qëndruar te shtëpia e Channing përgjatë javës së kaluar” dhe se “sillen si fëmijë rrotull njëri-tjetrit.”

Channing dhe Jessie u ndanë në nëntor të 2019-s, por vendosën të ruanin miqësinë. S’pati drama apo konflikte mes tyre, thjesht vendosën ta linin me aq.

“Channing dhe Jessie kanë prioritete të ndryshme nga njëri-tjetri,” shprehet burimi. “U argëtuan shumë bashkë, por në fund, nuk funksionoi. Channing duhet të jetojë në Los Angeles, që të kalojë kohë me të bijën, ndërsa Jessie preferon Anglinë. Janë ende miq, sidoqoftë," tha një burim për People kur u raportua ndarja. 

Channing dhe Jessie u lidhën për herë të parë pak muaj pasi aktori u nda nga bashkëshortja, Jenna Dewan. Channing dhe Jenna kanë një vajzë 6-vjeçare të quajtur Everly.

REELS

Një kliente e irrituar i hodhi gotën me kafe të nxehtë punonjëses së McDonald’s në Saginaw, Michigan. Momenti u filmua nga dëshmitarët e rastit dhe u bë virale kudo në botë. Klientja ishte aq e njohur në komunitet, pra ishte një Karen, sa policia mori mbi 100 sinjalizime për identitetin e saj menjëherë pasi publikoi pamjet e incidentit. Videoja e regjistruar nga dëshmitarja Tara Martus tregon një pjesë të debatit të gjatë mes klientes dhe punonjëses. Në pamje, gruaja dëgjohet të thotë se kishte një orë që priste, ndërsa debaton me punonjësen, e cila i shpjegon se porosia e mëngjesit ishte anuluar automatikisht nga sistemi, pasi shërbimi ishte mbyllur. Punonjësja i përsërit disa herë se rimbursimi ishte bërë dhe do të kreditohej në llogari brenda 48 orësh.

Kjo videoja është shenja që e meritoni një copë nga kjo torta fantastike artizanale e @pasticerivittoria 🍰 Për çdo rast, thoni “Anabelin e ka fajin” pa merak 😋

Keni ndonjë ide më të mirë?

Keni shoqe!

Ajo që shohim dhe ajo që nuk shohim në kinema 🍿

Mëngjeset e mia me Tiranën e Re

Neda Balluku ka konfirmuar divorcin në emisionin “Goca&Gra”.

E meriton 😼

Këtë sezon, trendi quhet: “E di që dukem mirë, faleminderit.” 💋 @opal.shop.albania

Prit se duhet lëviz içik shpatulla 💃 💅

Distance Test Strengthens Feelings: The couple broke up and bonded again because they couldn't

Provë që distanca forcon ndjenjat: Çifti u nda dhe u lidh

If you were worried about Jessie J's separation of Channing Tatum, we are pleased to announce that they have returned. A resource for E! Neve found that they were "reunited" after two months of separation. "They took some time away from each other, but realized they needed a lot," the source said, adding that they are very happy to be spending time together again.

Apparently, the split simply reinforced their feelings because the source said "Jessie stayed at Channing's house for the past week" and "behaved like children around each other."

Channing and Jessie separated in November 2019, but decided to maintain the friendship. There was no drama or conflict between them, they just decided to leave it alone.

"Channing and Jessie have different priorities than each other," the source said. “They had a lot of fun together, but in the end, it didn't work. Channing has to live in Los Angeles to spend time with her daughter, while Jessie prefers England. They're still friends, anyway, "a source told People when the split was reported.

Channing and Jessie bonded for the first time a few months after the actor split from wife Jenna Dewan. Channing and Jenna have a 6-year-old daughter named Everly.