Prej më shumë se dy muajsh vazhdon protesta e banorëve të Astirit, të cilët edhe përgjatë ditës së sotme kanë bllokuar aksin që të çon nga Pallati me Shigjeta te sheshi Shqiponja, si një mënyrë kjo për të treguar se janë kategorikisht kundër shembjes së banesave të tyre, prej projektit për ndërtimin e Unazës së Madhe të Tiranës.
Sonte në mbrëmje, protestuesit kanë vendosur ta përshkallëzojnë protestën përmes një marshimin drejt shtëpisë së Edi Ramës, shtëpi që ndodhet në Surrel.
Me pishtarë në duar, protestuesit të cilët gjetën mbështetjen e deputetit të PD- së, Klevis Balliu kanë tentuar t’i afrohen shtëpisë së shefit të qeverisë.
*Lajmi mbetet në përditësim
Burimi: Top Channel