Të shtunën mbrëma, Anabel.al lajmëroi se kishte një dasëm në planet e afërta të çiftit Leka Zogu i 2-të-Elia Zaharia. Të dielën, kjo u vërtetua zyrtarisht nga oborri mbretëror i Shqipërisë.
Familja Mbretërore shqiptare ka shpallur datën e martesës mes trashëgimtarit, Princit Leka të 2-të dhe të fejuarës së tij, Elia Zaharia. Njoftimi është bërë përmes një njoftimi në sajtin zyrtar të Oborrit Mbretëror, ku qartësohej se data e martesës është caktuar 8 tetori 2016, në ditëlindjen e gjyshit të princit, mbreti leka Zogu i 1-rë. Ceremonia e bashkimit në një kurorë do të mbahet në Tiranë:
'Familja Mbretërore Shqiptare ka kënaqësinë e veçantë të njoftojë mbarë Kombin Shqiptar se Naltësia e Tij Princ Leka II ka shpallur ditën e martesës së Tij me Znj. Elia Zaharia me datë 8 tetor 2016, në Tiranë.
Urojme me zemër trashëgimin e Familjes Mbretërore brez pas brezi!
Skënder Zogu
Oborri Mbretëror Shqiptar'
Princi Leka Zogu i 2-të dhe Elia Zaharia, vajza e aktores së njohur Yllka Mujo, do të bashkohen në martesë rreth 6 vite pas shpalljes së fejesës së tyre në 2010-ën. Zaharia ka thënë në një intervistë për Opinion se dëshiron që ceremonia e martesës të jetë një festë e madhe e hapur, ku të jenë të ftuar të gjithë shqiptarët.
Copyright @Anabel.al/ Ndalohet ri-botimi pa lejen e Anabel.al