Metropolitan

Princi Harry i lirë: Si e kaloi ankthin për nënën, tani gati për familje

Princi Harry i lirë: Si e kaloi ankthin për nënën, tani gati

Princi Harry pohoi publikisht se pas vdekjes së të ëmës përjetoi dy vite kaosi aq të vështira, sa nuk mundi t’i kalonte i vetëm.

Më i vogli i fëmijëve të Lady D. tregoi si vëllai i tij William e solli në vete, duke e ndihmuar të “ndalonte çdo lloj emocioni” për rreth 20 vite pas vdekjes së nënës së tyre. Asokohe Harry ishte 12 vjeç. Mundi të shprehej lidhur me pasojat e humbjes së nënës vetëm kur ishte 28 vjeç, kur tregoi se ishte “gati t’i qëllonte dikujt me grusht.”

Princi Harry i lirë: Si e kaloi ankthin për nënën, tani gati
Photo Courtesy of DailyMail

Në një intervistë ai tregoi se kjo ngjarje i ka lënë ankth të vazhdueshëm dhe se për të çliruar agresivitetin, i është dashur të nisë boksin. Harry iu drejtua ekspertëve për ndihmë, duke ndjekur seanca të shumta këshillimi.

Tani, 32 vjeç, Harry thotë se më në fund ndihet në paqe, pas shumë seancash dhe përpjekje me veten. Por kujton se gjatë adoleshencës i është dashur të shmangë mendimin për të ëmën.

Ai pranon se problemet emocionale i kanë shkaktuar probleme edhe në aspektet e jetës, ndonëse nuk përmendi asnjë nga të dashurat e tij të mëparshme me të cilat ka pasur marrëdhënie mjaft të ndërlikuara.

Princi Harry i lirë: Si e kaloi ankthin për nënën, tani gati
Photo Courtesy of E! Online

Por tani (është në marrëdhënie me aktoren Meghan Markle) thotë se më në fund po ndihet mirë. Madje pranon se është gati të bëhet baba dhe të krijojë familjen e tij.

“Më në fund, jam në një situatë kur mund ta marr seriozisht jetën time private.”-deklaroi Harry për “Telegraph”.

Burimi: “DailyMail”

REELS

Ne ju tregojmë gjithmonëëë opsionet më interesante, prandaj mama ky reel është për ju! Duhet patjetër të njiheni me @noahs.ark.al

@mirakazhanii 💕

Surpriza që nuk meriton asnjë çift! 🤣

Shaka baballarësh 😂

Dilni në protestë, mbase gjeni dhe dashurinë. Një rrugë e dy punë 😌

POV: Shikon të dashurën që kërcen me një burrë tjetër 💃

Do të vij me shokët e mi shqiptar!!!

Shtatori përcakton qëllimet e reja për jetën dhe fizikun, por nepsi, si gjithmonë, shkatërron çdo plan. E po, jo me @shendetembel_ . Të vetmet ëmbëlsira që largojnë nepsin dhe çdo ndjesi faji 🍰

👀 Tag 👀