Metropolitan

'Pre Menstrual Syndrome': 4 vajzat e kryeqytetit që po 'shkundin' muzikën që jemi mësuar të dëgjojmë

Uendi, Orkida, Ina dhe Ersilda janë katër vajza që me anë të guximit dhe talentit të tyre kanë vendosur të luftojnë shoqërinë patriarkale, jo vetëm shqiptare. Grupin e kanë quajtur “Pre Menstrual Syndrome”, jo pa qëllim. Shtatë këngë në repertorin e tyre, por kjo nuk krahasohet me ambicien dhe dëshirën e vajzave për të ecur para.

Grupi fillimisht u krijua nga Uendi dhe Orkida pasi performuan në një event, por shumë shpejt me to u bashkua dhe Ersilda me Megin. Pak më vonë, erdhi dhe Ina, më e madhja e grupit, e cila në një intervistë për Madame Mapo ka thënë: “I kam dëgjuar te Tulla dhe më kanë pëlqyer pa masë. Shpirti i tyre, mënyra sesi interpretonin. Gjithçka. U kam thënë të vazhdonin kështu”. Tashmë ato ndajnë me njëra-tjetrën jo vetëm pasionin dhe punën e përbashkët në grup, por edhe kurset në po të njëjtën shkollë private për instrument si Akademia Hollivud.

Ndonëse ka kaluar vetëm një vit e gjysëm, ato tashmë kanë tërhequr vëmendjen e mediave dhe organizuesve të eventeve të rëndësishme në vend dhe jashtë. Ndonëse ftesat më të shumta i kanë nga Kosova, vajzat tregojnë se mesazhe të shumta dhe komente vinë dhe nga të interesuarit nga Shqipëria. Mesazhi i tyre i fuqishëm kundër  mizogjinisë, seksizmi, shtypja nga patriarkalizmi është ai që ka frymëzuar dhe gazetarin Nate Tabak për të shkruar një artikull mbi to, me qëllimin për të përçuar këtë mesazh edhe tek vajzat dhe gratë angleze.

“Kur më pyeti një gazetare pas FemArt-it, nëse isha feministe, iu përgjigja se nëse feministe do të thotë të ngrihesh për të mbrojtur të drejtat e tua, atëherë Po, jam feministe”- thotë Ina për “Madame Mapo”, ndërsa Uendi shton  “Por nuk është vetëm kaq. Nuk është çështje personale. Duhet parë më larg se hunda jote. Se ka gra dhe vajza që diskriminohen, keqtrajtohen, dhunohen në këtë vend. Duhet të jem edhe zëri që ato nuk kanë”

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb