Nëse je njësoj si unë, e di fare mirë ç’do të thotë të mbarosh një qese me kokoshka gjatë një episodi 30 minutësh të Friends. Ç’një qese them dhe unë, një qese e gjysmë në rast se ke dhe një çokollatë aty pranë dhe bashkon të kripurën e të ëmblën bashkë. Kombinimi perfekt apo jo? Nejse, çështja është këtu: A janë kokoshkat të shëndetshme?
Specialistët në fakt shprehen se shumica e njerëzve (dhe ne besojmë se pajtoheni edhe ju me këtë mendim) i shohin kokoshkat si një ushqim i shpejtë, diçka e ngjashme me patatinat. Në fakt, jo! Jo vetëm që kokoshkat kanë shumë fibra, por nëse bëhen me pak yndyrë kanë dhe shumë pak kalori. Ideja është këtu: kokoshkat janë voluminoze, do t’ju ngopin por nga ana tjetër s’do t’ju shëndoshin. Ja ç’përmban përgjithësisht një tas i madh me kokoshka:
Kalori : 31
Proteina: 1 g
Yndyrna: 0.4 g
Karbohidrate: 6 g
Fibra: 1 g
Sodium: 1 mg
Sheqerna: 0.07 g
Kështu, edhe 3 kupa me kokoshka të konsumoni do të merrni më pak se 100 kalori, pa karbohidrate, sodium apo yndyrna. Sigurisht shifrat ndryshojnë kur ju shtoni gjalp, djathë apo karamel.
Po për qeset e kokoshkave që futen në mikrovalë?
E mira është t’i shmangni sepse përmbajnë yndyrna trans dhe kanë sasi të larta të yndrynave të ngopura. Po kështu të tilla kokoshka janë të lidhura me një sëmundje të mushkërinjve që lidhet me diacetyl- in, një kimikat i përdorur në pluhurin e gjalpit të kokoshkave.
Burimi: Women's Health