E keni parasysh Kevin nga “Home Alone?” Sigurisht që po. Ndoshta dini që ka qenë tetë vjet i lidhur me Mila Kunis, por jemi të sigurt që s’e dini me kë është tani.
Me Brenda Song!
Aktoren që luajti rolin e London Tipton në “The Suite Life of Zac a& Cody” dhe rrjedhimisht në “The Suite Life on Deck.”
Çifti është bashkë që prej 2017-s, por e kanë mbajtur lidhjen private, aq sa kanë mundur. Brenda tha për Entertainment Tonight në fillim të vitit se të qenit aktorë që në fëmijëri ishte një prej gjërave që i bëri bashkë atë dhe Macaulay.
“Duke pasur parasysh se kemi aktruar që në fëmijëri, s’kemi as pse flasim rreth kësaj teme,” shpjegoi ajo. “Thjesht shohim njëri-tjetrin në sy, pohojmë dhe kuptojmë.”
Ndërsa në 2018-n, tha për US Weekly: “Unë nuk flas për jetën time personale, por gjithçka po shkon shumë mirë dhe jam e lumtur.”
Keni nevojë për prova? Ja ku është Macaulay në Instagramin e Brenda-s.
View this post on Instagram