Kur mendojmë vaj livandoje menjëherë mendojmë aromën e këndshme dhe vetëm kaq, pa ditur se në fakt vaji në fjalë ka edhe shumë përdorime të tjera. Në vazhdim mësoni se ç’mund të bëni me të.
Vaji i livandos njihet për aftësitë e tij relaksuese dhe largimin si me magji të stresit. Shtoni disa pika të tilla në kremin tuaj të dorës, lyeni duart, nuhatini dhe shijoni aromën.
Disa njerëz preferojnë t’i lyejnë vetëm me vajin, por nga frika se mund të shkaktojë pak irritim e mira është ta përzieni me një krem. Ky truk interesant do t’ju ndihmojë edhe me pagjumësinë.
Livandoja ju ndihmon të relaksoni mendjen dhe shplodhni muskujt. Ndaj për të lehtësuar dhimbjet apo ngrëçet gjithë çka ju duhet është pak vaj livandoje.
Po kështu, nëse jeni me grip dhe keni vështirësi në frymëmarrje shtoni 2- 3 pika vaj livandoje te kremi i trupit dhe lyeni qafën ose gjoksin. Do t’ju ndihmojë të merrni frymë më lehtë.
Nëse ju pret një udhëtim i gjatë, për të shmangur ndjesinë e përzierjes vendosni një pikë vaj livandje në fundin e gjuhës dhe pak prapa veshëve.
Vaji mban larg shumë mikroorganizma ndaj krahas detergjentit që përdorni për të larë mobiliet hidhni dhe pak vaj. Po kështu livandoja ju ndihmon të mbani larg mushkonjat apo buburrecat.