Autorët e grabitjes, dhunimit dhe përdhunimit të një çifti të rinjsh dy vite më parë (lexo këtu) në një pyll pranë bregut të Semanit janë dënuar nga Gjykata e Fierit gjatë së mërkurës. Endri Goga dhe Shaban Skeja janë dënuar përkatësisht me 24 dhe 9 vite burg, pasi më 20 tetor 2014, sulmuan çiftin e të fejuarve me iniciale V.M dhe E.A.
Endri Goga është dënuar për veprat “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me përdorimine armës”, “Vjedhje me dhunë” në bashkëpunim dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake”. Ndërkohë Shaban Skeja, është dënuar për “Vjedhje me dhunë” në bashkëpunim dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake”. Ngjarja në fjalë ka tronditur opinionin publik dy vite më parë, veçanërsht për faktin se asokohe u raportua që autorët kishin përdhunuar edhe të riun i cili ishte në shoqërinë e së fejuarës në pyll. Por gjatë procesit gjyqësor të së mërkurës, sipas “Balkanëeb”, nuk është cilësuar përdhunimi i tij, por vetëm i vajzës.
Burimi: Balkanweb/ Përshtati: Krsiti Tashi