
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orbán, akuzon Ukrainën për ndërhyrje në zgjedhje dhe thërret ambasadorin

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orbán, akuzoi të hënën Ukrainën se po përpiqet të ndërhyjë në zgjedhjet e ardhshme të vendit të tij dhe urdhëroi që ambasadori i Kievit të thirret në Ministrinë e Jashtme.
Ky ishte hapi i fundit Victor Orbán-it në fushatën e gjatë kundër Ukrainës, ndërsa ai kërkon të bindë votuesit se vendi fqinj përbën kërcënim për sigurinë dhe sovranitetin e Hungarisë.
Në një video të postuar në rrjetet sociale të hënën, Orbán tha se udhëheqësit politikë të Ukrainës, madje edhe vetë presidenti, bënë deklarata tepër ofenduese dhe kërcënuese kundër Hungarisë, ndërkohë ai pritet të përballet me një prej sfidave më të mëdha të 16 viteve në pushtet gjatë zgjedhjeve të planifikuara për 12 prill.
Gruaja që plagosi me thikë 15 persona në stacionin e trenit të Hamburgut, dërgohet në spital psikiatrik, sipas vendimit të gjykatës

Një grua që plagosi me thikë 15 persona në një sulm në stacionin qendror të trenit të Hamburgut në Gjermaninë veriore vitin e kaluar dhe të hënën u vendos që ajo të mbahej për një kohë të pacaktuar në një spital psikiatrik.
Sipas një zëdhënësi të gjykatës, gruaja 39-vjeçare, e cila ishte diagnostikuar me skizofreni, nuk mund të mbahej penalisht përgjegjëse për sulmin e 23 majit.
Gruaja vodhi një thikë nga një farmaci dhe sulmoi pasagjerët që prisnin në stacion, duke plagosur rëndë të paktën katër persona.
Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, akuzon TikTok për censurim të përmbajtjeve kritike ndaj Trump

Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, ka akuzuar TikTok se ka ndaluar qarkullimin e përmbajtjeve kritike ndaj presidentit Donald Trump, ndërsa ka nisur të rishikojë praktikave e kontrollit të përmbajtjes në platformë për të vlerësuar nëse ato shkelin ligjet shtetërore.
TikTok ka thënë se kjo ka ndodhur për shkak të një problemi teknik në sistem.
Kjo ngjarje vjen pasi ByteDance, kompania kineze pronare e TikTok, njoftoi javën e kaluar se kishte finalizuar një marrëveshje për të krijuar një ndërmarrje të përbashkët me pronësi kryesisht amerikane, që do të ruajë të dhënat e përdoruesve amerikanë, për të shmangur ndalimin e aplikacionit në SHBA, i përdorur nga mbi 200 milion amerikanë.
Ligjvënësit francezë votojnë për të ndaluar përdorimin e rrjeteve sociale nga personat nën 15 vjeç

Ligjvënësit francezë kanë miratuar një projektligj që do të ndalojë përdorimin e rrjeteve sociale nga fëmijët nën 15 vjeç, një veprim i mbështetur nga presidenti Emmanuel Macron si një mënyrë për të mbrojtur fëmijët nga koha e tepërt që kalojnë përpara ekranit.
Projektligji do të kalojë në Senat dhe nëse miratohet fillon zbatimin për llogaritë e reja që nga fillimi i vitit shkollor 2026, ndërsa platformat do të kenë afat deri më 31 dhjetor për të çaktivizuar llogaritë ekzistuese që nuk përputhen me kufirin e moshës të përdoruesve.
Ky ligj parashikon gjithashtu ndalimin e telefonave celularë në shkollat ??e mesme dhe kjo do ta bënte Francën vendin e dytë pas Australisë që ndërmerr një hap të tillë për fëmijët nën moshën 16 vjeç.