Ndonëse prej vitesh i janë përkushtuar të dy televizionit, Turi dhe Orinda nuk kanë prezantuar kurrë me njëri-tjetrin. Por rubrika më e re në emisionin e të dielës mbrëma në Tv Klan, “Familja”, do të bëjë bashkë çiftin.
Ishte vetë Turi ai që bëri me dije lajmin përmes një postimi në Instagram. Siç mund ta shihni në videon e mëposhtme, “Porta e fatit” është rubrika më e re e emisionit, e cila do t’u japë shqiptarëve mundësi për të fituar para.
“Jam i lumtur që do bëjmë të lumtur shumë familje shqiptare![...] Ka edhe një detaj të vogël. Në prezantim nuk do të jem vetëm.” – shkruan Turi.
View this post on Instagram
“Turjan Hysko më la pa pushime prapë.” – ia kthen me humor Orinda.
View this post on Instagram