Elizabeth Holmes është një personazh shumë i dashur për median, pasi ajo ishte shefja ekzekutive e nismës "Theranos" për testimin e gjakut. Por, tetorin e kaluar Wall Street Journal zbuloi probleme të mëdha me saktësinë e testeve të kompanisë dhe kjo filloi të ndikonte tepër në vlerën e saj. Më përpara, pasuria e Holmes është vlerësuar nga Forbes që arrinte vlerën neto 4.5 miliard$, ndërsa tashmë vlera e saj është 0$.
"Vlerësimi ynë i pasurisë së Holmes është i bazuar tërësisht në përqindjen e aksioneve të saj në 'Theranos', pra 50%. Kompania e gjakut, e themeluar në vitin 2003 me qëllimin për të revolucionarizuar testet diagnostifikuese vlerësohej me një vlerë totale prej 9miliard$. Pas akuzave për pasaktësinë e testeve dhe hetimin nga agjencitë federale, rezultoi se kompania fitonte më pak se 100milion $ në vit. Investitorët e tjerë që zotërojnë pjesën tjetër të aksioneve, paguhen më shumë se Holmes pasi ata kanë aksione individuale dhe jo të përbashkëta," ka thënë reporteri Matthew Herper.
Sipas Forbes, kompania është menaxhuar keq dhe ndalimi i kryerjes së testimeve të gjakut për dy vjet ka sjellë rënien drastike të vlerës së saj. Ndërkohë zëdhendësja e "Theranos", ka thënë: "Si një kompani private, ne nuk pranojmë të ndajmë asnjë informacion konfidencial financiar me asnjë revistë. Artikulli i Forbes është i bazuar mbi spekulime të shtypit dhe jo raporteve konkrete."
Burimi: The Huffington Post/ Përshtati: Mikaela Brokëri