Nazime Visha ka ngritur padi për kërcënim ndaj gruas dhe djalit të Fiqiri Muçës. Sipas burimeve zyrtare të Balkanweb, 23-vjeçarja i është drejtuar organeve të drejtësisë për të denoncuar Mënyre Muçën, 44 vjeç dhe Ervis Muçën, 20 vjeç, të cilët sipas kësaj padie e kanë përndjekur të renë vazhdimisht, që kur u dha urdhëri i amnistisë për të nga Presidenti Nishani.
Kërkesë-padia tashmë është dërgua në gjykatë, ndërsa për Vishën pritet të lëshohet një urdhër mbrojtjeje. Siç thuhet në njoftimin e policisë, e reja është kërcënuar dhe dhunuar psikologjikisht përmes telefonit nga pjesëtarët e familjes së Fiqiri Muçës.