Pas arrestimit dhe dënimit të Anjeza Shabanit, një tjetër pjesëtar i familjes së saj është bërë objekt i hetimeve të Policisë së Tiranës. Dajana Shabani, motra e Anjezës, është kallëzuar nga gazetarja Marsela Sinani për kanosje raporton Syri.net. Disa ditë më parë, Dajana Shabani, nëpërmjet një mesazhi në Facebook, ofendoi dhe kërcënoi gazetaren pasi pasi kjo e fundit kishte bërë një koment në Facebook për rastin e dhunës ndaj fëmijës 3 vjeç nga Anjeza Shabani, administratorja e kopshtit ‘Diren’.
“Nëse zemërimi matet me liket e komentet në rrjetet sociale, pa diskutim që 33 vjeçarja Anjeza Shabani do të thyente rekordet. Emri i saj u lakua për orë me radhë, u kthye në kryefjalë të ditës pas keqtrajtimit barbar të një fëmije vetëm 3 vjeç”, shkruan Sinani ndërmjet të tjerave në mesazhin e saj kundër dhunës.
Pikërisht këto fjalë janë bërë shkak që motra e Anjezës t’i kthejë përgigjen e mëposhtme: “A e di ti që do mbash përgjegjësi për çfarë ke thënë? Nëse nuk e di, po ta them unë. Morracaket si ti unë i shtyp me këmbë, dhe kam qejf të hasemi një herë bashkë! Për çdo njeri që ka cenuar imazhin tim, ka bërë gjyqin publik, u them të gjejnë një avokat të mirë! Bëhu gati edhe ti”.(foto 2)