Shumë polemika lidhur me Eurosong-un e këtij viti. Gazetari kosovar Milaim Zeka përmes një statusi akuzoi delegacionin dhe organizatorët e Shqipërisë në Eurosong se e kishin vënë Eneda Tarifën në kushte të vështira. Ai shkruante se stilistja e saj në Eurovision, Bora Kokëdhima, e kishte ofenduar këngëtaren, kishte dashur t’ia merrte fustanin dhe e kishte braktisur duke u kthyer në Shqipëri.
E kontaktuar nga Anabel.al, Bora u shpreh se asgjë nga këto nuk ishte e vërtetë pasi në fund, Eneda kishte dalë e veshur me fustanin e krijuar prej saj në skenën e Eurosong, dhe se ajo e kishte shtyrë sfilatën e saj vetëm që të qëndronte më gjatë në Stokholm bashkë me delegacionin (lexo këtu)
Një ditë më vonë, Eneda Tarifa ka bërë një urim ditëlindjeje për Borën, i cili tingëllon si një ‘deklaratë’ për të thënë se marrëdhënia e tyre është shumë e mirë, e ajo i uron më të mirat. Eneda e falenderon atë për punën që ka bërë në Eurosong si edhe i dëshiron sukses në sfilatën e saj. Gjithashtu shton se, sponsorizimet kombëtare kanë i mbaruan bashkë.
Këngëtarja ka postuar një fotografi në Facebook ku shfaqet ajo me vajzën e vogël, Arian, dhe Bora Kokëdhimën. Eneda i shkruan:
‘Borushiiiii..... Edhe 100 e dashur, të falenderojmë shumë për punën që ke bërë në Eurosong ! Suksese në sfilatën tënde personale, se këto sponsorizimet kombëtare i mbaruam bashkë. Love you girl!’