Metropolitan

Pas 7 vitesh, Yolanda Hadid i jep fund fejesës me Joseph Jingoli

Pas 7 vitesh, Yolanda Hadid i jep fund fejesës me Joseph Jingoli

Yolanda Hadid dhe (ish-)partneri i saj prej shumë vitesh, Joseph Jingoli, raportohet se i kanë dhënë fund fejesës së tyre në janar të këtij viti. Sipas burimeve të afërta me dyshen, “ata do të mbeten miq dhe kanë kujtime të bukura nga koha që kanë kaluar bashkë”.

Pas 7 vitesh, Yolanda Hadid i jep fund fejesës me Joseph Jingoli

Ish-ylli i “The Real Housewives of Beverly Hills”, 61 vjeç, dhe CEO-ja i ndërtimit, 66 vjeç, u njohën në vitin 2017, pasi ajo u zhvendos në Pennsylvania dhe bleu fermën e saj. Ata kanë qenë shumë privatë për marrëdhënien e tyre dhe lajmi se ishin fejuar gëloi në gusht të vitit të kaluar.

Yolanda tregoi asokohe për People se Joseph i kishte propozuar teksa ishin në Holandë.

Pas 7 vitesh, Yolanda Hadid i jep fund fejesës me Joseph Jingoli

Ajo ka folur më parë për njohjen e tyre dhe për rëndësinë e shërimit të vetes. Pas divorcit nga David Foster, Yolanda mori të gjithë kohën që i duhej jo vetëm për t’u rikuperuar nga sëmundja Lyme, por edhe nga divorci.

“Doja të rimerrja fuqinë si grua e pavarur. Ndaj, e mora atë kohë. Nuk doja të dilja me askënd, nuk doja të njihja njeri”, u shpreh ajo në një intervistë për People në vitin 2018.

Më tej, ajo tregoi se e manifestoi romancën me Joseph.

Pas 7 vitesh, Yolanda Hadid i jep fund fejesës me Joseph Jingoli

“Bëra një “letër” dashurie dhe shkrova saktësisht gjithçka që ishte e rëndësishme për mua te një burrë – dhe ai në mënyrë magjike trokiti në derën e fermës”, u shpreh ajo asokohe.

Përpara lidhjes me Jingoli-n, Yolanda ka qenë e martuar me Mohamed Hadid nga 1994 deri më 2000 dhe me David Foster nga 2011 deri më 2017. Ajo dhe Mohamed kanë së bashku dy vajza, Gigi dhe Bella, si dhe një djalë, Anwar.

Artikuj të sugjeruar:

 

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb