Pak kohë më parë vetë këngëtari Stine pranoi se partnerja e tij priste fëmijën e tyre të parë. Në një rrëfim emocionues, kantautori dhe këngatari tregoi sesi e kishte marrë lajmin dhe sesa i lumtur ndihej. Mirëpo një ngjarje e mbrëmjes së të enjtes duket se ka shkaktuar shqetësime në familjen e re që pritet të formohet.
“Who” shkruan se Graciela është shtruar në spital pasi ka kaluar disa probleme me shtatëzaninë e saj.( foto 2)Mirëpo, për fat të mirë bëhet i ditur lajmi se nuk ka asgjë të rëndë për t’u shqetësuar. Ajo dhe bebi që pritet të vijë në jetë shumë shpejt, janë në gjendje të mirë shëndetsore.