
Kiara mbrëmë, më 14 tetor 2025, ishte e ftuar në “Goca dhe Gra”, për të folur për jetën dhe karrierën e saj, kur pjesë e intervistës, si një mysafire (me shumë gjasa, për Kiarën, e paftuar), u bë Olta Gixhari. (E kush i ka harruar përplasjet Olta-Luiz (& Kiara) brenda “BBVA”?).
“Gëzohem që po flasim bashkë, edhe pse kaq larg. Unë po kaloj një periudhë të pakëndshme, por mirë jam”, tha Olta, gjatë bisedës telefonike.
Më tej, aktorja i tha moderatores që ta puthte Lunën, vogëlushen e saj, ishte që ishte, edhe Luizin:
“Kiara, të përqafoj fort dhe ma puth Lunën. Meqë je, ma puth edhe Luizin!”.
Kiara e kaloi lehtshëm situatën, por jo Luizi, i cili normalisht, pa intervistën e së shoqes dhe thumboi “Goca dhe Gra”, duke pretenduar se ishte e planifikuar e gjitha.
“Më shpejt e nxori regjia foton dhe emrin (e Oltës) në ekran, sesa bëri ajo të hapte telefonin. Krejt rastësisht domethënë, meqë kështu ishte edhe tema”.
Postimi i tij u komentua edhe live gjatë emisionit. Rudina Dembacaj u shpreh se Luizi i ka komplimentuar regjinë, ndërsa Rozana i thuri lavde qetësisë së Kiarës.
View this post on Instagram
E po, Luizi është nga këta njerëzit që s’e lë pas të shkuarën!