Showbiz

Alban Dudushi rrëfehet për sfidën shëndetësore: “Ishte një moment që më bëri të reflektoja”

Alban Dudushi rrëfehet për sfidën shëndetësore:
Alban Dudushi/ Instagram

Alban Dudushi, i ftuar në “Goca dhe Gra”, ndau për publikun reflektimet që i mësoi periudha e sfidës shëndetësore, duke treguar një qasje tjetër, e cila e mësoi që t’i kushtonte më shumë vëmendje rutinës dhe gjërave që kanë rëndësi.

Albani tregoi se fatmirësisht, është mirë me shëndet, por tanimë ka rivënë në peshë balancat, duke e ditur se ç’vlen vërtet:

“Ajo çfarë ndodhi ishte një momenti që më bëri që unë të reflektoja dhe natyrisht, ajo gjë u kalua. Tashmë gjërat janë mirë. Ishte një moment që më bëri të mendoja dhe të rivendosja në peshë balancat, ato që vlejnë vërtetë; jo të rrish të lodhësh kokën! Ne mundohemi ta raportojnë të mirën dhe të keqen në jetë. Nuk kam nxënë mend, vazhdoj akoma të bluaj, por jam shumë i qetësuar dhe i balancuar në emocionet e mia!”.

Ai rrëfeu se si ka ndryshuar edhe rutina dhe se i kushton më shumë kohë familjes:

“Unë kam qenë një tip që nuk kisha orar për të ngrënë. Tani unë ha mëngjesin dhe Bieta është ajo që kujdeset edhe më shumë se unë për shëndetin tim. E dyta, shpenzoj më shumë kohë për familjen. Ndonjëherë i përjetojmë gjërat, por nuk i shprehim”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Goca & Gra (@gocadhegra)

Kjo nuk është e para herë që Albani flet për këtë problem shëndetësor. Në një intervistë për “The Dalina Show”, ai tregoi se më 9 shtator 2024, gjatë pjesës së fundit të emisionit, gjendja e tij u përkeqësua dhe iu desh të shkonte në spital.

“Shumë menduan që ishte zemra, por në fakt ishte një problem hemoragjie në stomak. Mendova se do kalonte, por kishte qenë diçka më e rëndë dhe më duhej të bëja një ndërhyrje kirurgjikale,” tha ai.

Dudushi tregoi se bashkëshortja e tij e përjetoi situatën më rëndë se ai vetë.

“Jo se Bieta është më frikacake se unë, por unë isha në stilin: ‘Hm, s’është ndonjë gjë, e kaloj.’”

Ai shtoi se Bieta është personi që merret me organizimin e gjithçkaje, nga kontaktet te konsultat mjekësore dhe gjatë kësaj kohe ka mbajtur një ngarkesë të dyfishtë, duke u kujdesur për të dhe duke drejtuar emisionin e saj.

“Në fund të ditës, ata që të shikojnë në ekran nuk pyesin se çfarë halli ke ti, por thonë: ‘Ky s’qenka në formë sot’”, përfundoi ai.

REELS

Nuk diii

🚴🏻‍♀️Rides + rewards: Te @sunride.al merrni paketën 2-javore dhe për çdo ride gjatë janarit, fiton €5 kredite për paketën e radhës. 💃🏻

Ankthi im duke parë videon 📈📈📈

Veç fol Briki, se e sistemojmë 😂😂😂 @uetefeshowbyandale

Në një univers paralel, Victoria do rrëfente dhimbjen e saj si nënë te “Me zemër të hapur”, kurse Brooklyn dhe Nicola do shfaqeshin te “Rudina” për historinë e tyre të dashurisë, nga njohja te emri i fëmijës 😂

Ju dua shqiptarë. (shes vila buze bregut te Sazanit me 15000 euro m2)

Ok.

Pastrimi i dyshemesë nuk ka qenë kurrë kaq i thjeshtë EZVIZ RH2 nga @smartentry_al thith dhe lan njëkohësisht, pastron veten automatikisht dhe përshtatet me nivelin e papastërtisë, pa mundim dhe pa humbur kohë.

Nga cikli: AI Fantasy