
Çmimet Grammy janë të njohura për modën ekstravagante dhe për stile unike, ku të gjithë të pranishmit përpiqen të “rrëmbejnë” vëmendjen apo të japin mesazhe përmes stilit të tyre.
Trendi i të qenit krejtësisht të veshur me të zezë, i cili është parë në ceremonitë e fundit të çmimeve, u përqafua nga të gjithë, nga Miley Cyrus (në një fustan Saint Laurent) deri te Olivia Rodrigo (në një fustan halter nga Versace). Lady Gaga vendosi të shfaqej më serioze me një fustan të gjatë me mëngë të gjata nga Vivienne Westwood, ndërsa disa të ftuar u shfaqën disi më thjesht.
Të ftuarit gjithashtu shprehën mbështetje për Los Angeles që ka mikpritur Grammy-t më shumë herë se çdo qytet tjetër në historinë e tij prej 66 vitesh. Brittany Howard, Jaden Smith dhe Jacob Collier ishin ndër ata që mbështetën “MusiCares”, një organizatë bamirësie që mbledh fonde për profesionistët e industrisë së muzikës që u preken nga zjarret në Los Angeles.
Le t’u hedhim një sy veshjeve më të mira:
Taylor Swift veshur me Vivienne Westwood

Janelle Monáe veshur nga Alexandra Mandelkorn

Shakira veshur me Etro

Lady Gaga e veshur me Vivienne Westwood dhe bizhu Tiffany & Co

Miley Cyrus veshur me Saint Laurent

Cynthia Erivo veshur me Louis Vuitton

Sabrina Carpenter veshur me JW Anderson

Rapper Doechii veshur me Thom Browne

Olivia Rodrigo veshur me Versace

Charli XCX veshur me Jean Paul Gaultier

Margaret Qualley veshur me Chanel

Cardi B veshur me Cavalli Couture

Madison Beer veshur me Miss Sohee Couture

Julia Fox

Chrissy Teigen veshur me Christian Siriano

Gracie Abrams veshur me Chanel

Billie Eilish veshur me Prada

St Vincent.

Willow Smith veshur me Versace
