Health

OBSH: 36 milionë njerëz në rajonin europian kanë shenja të ‘Covid-it të zgjatur! Ja simptomat

OBSH: 36 milionë njerëz në rajonin europian kanë shenja

Tani që Covid nuk është më një emergjencë globale, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) po përqendrohet te masat se si të kalohet në normalitet.

Rreth 36 milionë njerëz që jetojnë në Europë dhe në disa pjesë të Azisë Qendrore mund të kenë përjetuar Covid-in e zgjatur në tre vitet e fundit, që nga fillimi i pandemisë, tha zyra rajonale europiane e OBSH-së.

Covid-i i zgjatur është një gjendje post-virale e karakterizuar si simptoma që zgjasin pasi dikush është shëruar nga infeksioni.

“1 në 30 njerëz mund ta ketë ende të vështirë të kthehet në jetën normale," tha Dr. Hans Kluge, drejtori rajonal i OBSH-së për Europën.

Cilat janë simptomat e kësaj gjendjeje?

Simptoma të përgjithshme

- pafuqi dhe lodhje që ndikon në jetën e përditshme
- simptoma që përkeqësohen pas aktivitetit fizik
- temperaturë

Simptoma të frymëmarrjes dhe zemrës

- vështirësi në frymëmarrje dhe gulçim
- kollë
- dhimbje gjoksi
- rrahje e shpejtë e zemrës

Simptoma neurologjike

- vështirësi për të menduar ose për t’u përqendruar
- dhimbje koke
- probleme me gjumin
- marramendje kur ngriheni në këmbë
- ndryshime në erë ose shije
- depresion ose ankth

Simptoma të problemeve me aparatin tretës

- diarre
- dhimbje stomaku

Simptoma të tjera

- dhimbje e kyçeve ose muskujve
- skuqje
- ndryshime në ciklin menstrual

Nëse mendoni se po përjetoni një ose disa nga simptomat e mësipërme, konsultohuni me mjekun specialist.

Burimet: Euronews, The Centers for Disease Control and Prevention 

REELS

Mommy & mini edition nga @perla.shop.albania ka “çmendur” rrjetin këto ditë! I krijuar për atë dashuri që s’ka nevojë për fjalë. Shkarkoni aplikacionin Perla në App/Play Store për të rezervuar. P.S.: Kanë menduar edhe për baballarët!🫠

Justin Bieber u ngjit ne skenen e “Grammy” vetem me te mbathura, kitarre dhe vokalin e tij. Kaq i duheshin per te bere nje performance te paharrueshme te hit-it te tij Yukon.

Bad Bunny eshte artisti i pare latin qe fiton Grammy per Albumin e Vitit

Prandaj dhe unë i them vetes, hë se do ma fal dhe këtë herë

U rikthyeeeeee

Gazetarja e njohur Rezarta Reçi eshte ndare nga jeta në moshën 64-vjecare, pas një beteje të gjatë dhe publike me kancerin. E njohur per ciklin jetegjate “Arratia e Peshkut te Kuq” në News24, Reçi në një intervistë të para një viti në Euronews, rrefeu me kurajo se edhe nese sëmundja e mposht, ajo nuk ka peng asgjë në jetë. Source @euronews_albania

Miri dhe makthi i ri🤣

*Po kendon Bruno e dimë, por kenga eshte e Fatjetes

@lavillabyandale mos ndaloni me këto videot 😂😂😂 e fundit lot

Më healthy se Brioshi është Paçja! Kaq ta dini!

WHO: 36 million people in the European region have signs of prolonged Covid! Here are the symptoms

OBSH: 36 milionë njerëz në rajonin europian kanë shenja

Now that Covid is no longer a global emergency, the World Health Organization (WHO) is focusing on how to get back to normal.

As many as 36 million people living in Europe and parts of Central Asia may have experienced prolonged Covid in the past three years, since the start of the pandemic, the WHO's European regional office said.

Prolonged Covid is a post-viral condition characterized by symptoms that last after someone has recovered from the infection.

"1 in 30 people may still find it difficult to return to normal life," said Dr. Hans Kluge, WHO regional director for Europe.

What are the symptoms of this condition?

General symptoms

- weakness and fatigue affecting daily life
- symptoms that worsen after physical activity
- fever

Respiratory and cardiac symptoms

- difficulty in breathing and shortness of breath
- cough
- chest pain
- rapid heartbeat

Neurological symptoms

- difficulty thinking or concentrating
- headache
- trouble sleeping
- dizziness when standing up
- changes in smell or taste
- depression or anxiety

Symptoms of problems with the digestive system

- diarrhea
- stomach pain

Other symptoms

- joint or muscle pain
- rash
- changes in menstrual cycle

If you think you are experiencing one or more of the above symptoms, consult your doctor.

Sources: Euronews, The Centers for Disease Control and Prevention