Një dasmë në Rusi ka përfundur në sherr pasi një gjest i papërshtatshëm i nuses ndaj vjehërrit të saj ka shkaktuar një reagim të ashpër nga ana e tij. Nusja e identifikuar me emrin Lena, shihet teksa buzëqeh drejt kameras dhe nxjerr gishtin e mesit.
Fillimisht dëgjohet dikush që i thotë: “Çfarë dreqin është kjo. Vendose gishtin në pjatë që të ta pres me thikë.” Por menjëherë është dëgjuar edhe babai i dhëndrit, i cili afrohet duke i thënë: “Moj lopë e çmendur! Dil jashtë nga këtu!” Një grua i afrohet nuses duke i vënë dorën para gojës dhe duke i thënë të qetësoshej, ndërkohë që dikush tjetër nga pas thoshte: “Jepi, vrite fare!”
Në këtë moment vjehërri i saj duket se e humb fare toruan dhe nis ta godasë nusen e të birit, duke i thënë se ai kishte shpenzuar një mal me para për dasmë ndërkohë që ajo sillej në atë mënyrë. Ndiqni videon.
Burimi: Mirror/ Përshtati: Kristi Tashi