Metropolitan

Notoi për të shpëtuar jetën, tani jeton për të fituar!

Yusra Mardini, 18 vjeç, notarja siriane e Ekipit të Refugjatëve, nuk është një emër i panjohur për mediat. Në mars, historia e saj sesi shpëtoi nga mbytja në sajë të talentit në not, mori shumë vëmendje publike, dhe i solli një ftesë të menjëhershme nga Komiteti Ndërkombëtar Olimpik për të qenë pjesë e ekipit zyrtar të refugjatëve në Rio 2016, për disiplinën e notit.

Asgjë e rrugëtimit të saj nga Siria në Lojërat Olimpike nuk ka qenë e zakontë. Një vit më parë, ajo dhe motra e saj lanë Sirinë duke nisur një udhëtim të gjatë përmes Libanit, Turqisë, Greqisë, Ballkanit dhe Evropës Qendrore për në Gjermani, duke i shpëtuar vdekjes për një fije peri. Varka e tyre e vogël u prish teksa lundronin nga Turqia për në Greqi. Por të dyja motrat të dyja notare, u zhytën duke e shtyrë varkën derisa mbërritën në tokë.

Kur kjo histori u mësua nga mediat, Yusra u kthye në një simbol të ngritjes shpirtërore në një kohë krize të thellë për refugjatët që humbnin jetën për të shkuar në azilet në Gjermani. Në qershor, ajo u shpall zyrtarisht pjesë e Ekipit të Refugjatëve për Lojërat Olimpike Rio 2016, bashkë me nëntë atletë të tjerë nga Siria, Sudani i Jugut, Republika Demokratike e Kongos dhe Etiopia.

Tashmë, ajo konkurron në Lojërat Olimpike në disiplinën e notit në stil të lirë 100 metra dhe not flutur 100 metra. Ajo parakaloi me ekipin e refugjatëve në ceremoninë e çeljes së Rio 2016 me një buzëqeshje rrëzëllitëse, teksa ngrinte lart flamurin e ekipit të njërëzve që ashtu si ajo, kanë fituar garat më të vështira të jetës.

Burimi: New York Times

REELS

Do të ndihesh skin-tastike?💖 E po, lëkura jote meriton pushime po aq sa ti! 😍Prandaj mos i humb ofertat e @skiniqclinique këtë gusht: ✨ Epilim me lazer Clarity II – 30% ulje ✨ Paketa me 6 seanca – 50% ulje 🌞 Gushti është për lëkurë të butë, jo për brisqe!

Babai i Dua Lipës i bashkohet asaj në skenën e Sunny Hill

“Ishte një prank, para se të nxjerrim këngën,” tha Stresi në një video të publikuar në story, duke sqaruar “prapaskenat” e kësaj puthjeje.

Sidomos ju që bëni overthinking 🫸🏻

“Mirë se erdhe në shtëpi, Dua! Nder i veçantë që sot, me dekret presidencial, t'ia jap shtetësinë e Republikës së Kosovës, Dua Lipës, një prej personaliteteve më të rëndësishme kulturore dhe artistike në historinë e vendit tonë,” tha presidentja e Kosovës.

Shoqja xheloze i shkatërroi fytyrën: Historia e aktores meksikane, Lyn May

Jam e bindur që s’ka nevojë për përkthim 🫠

Familja dhe mijëra fansa i japin lamtumirën e fundit Ozzy Osbourne në qytetin e tij, Birmingham.

📍Napoli Kjo puthje (le të themi) ishte thjesht profesionale. Irina dhe Michele po xhironin një fushatë të re për Dolce & Gabbana. Pra, po, Michele vazhdon të jetë single! 👀

Një ftesë për të gjithë çiftet që po mendojnë të bëhen prindër. mamushe.co ju fton në një klasë të sinqertë dhe të dobishme për: ✨ Kohën e duhur për shtatzëni 🩺 Fertilitetin & shëndetin e çiftit 🧠 Përgatitjen emocionale 🥦 Stilin e jetesës për një shtatzëni të shëndetshme Sepse prindërimi i mirë fillon para testit pozitiv

----notoi-per-te-shpetuar-jeten-tani-jeton-per-te-fituar