Showbiz

Një vit pa nxjerrë këngë të re, çfarë po ndodh me Era Istrefin?

Një vit pa nxjerrë këngë të re, çfarë po

Ka kaluar pothuajse një vit nga hera e fundit kur Era Istrefi publikoi një video. Në fakt, Bon Bon-i i famshëm, i publikuar më 30 dhjetor 2015, u kthye në një sukses për Erën, por edhe për prezantimin e muzikën shqiptare në arenën ndërkombëtare. Pas realizimit të saj, këngëtarja nga Kosova ka nënshkruar kontrata dhe ka patur performanca të shumta në studio të ndryshme të huaja, por ende asnjë këngë të re.

Në muajin shkurt, ajo nënshkroi kontratë me Sony Music dhe që nga ajo kohë, Istrefi u mor nën përkujdesjen e kompanisë së famshme muzikore. Nëpërmjet postimeve në Instagram, la të kuptohej se po xhironte një video të re, ndërsa në muajin qershor, bëri mbylljen e koncertit të David Guetta-s në Shkup. Burime të afërta pranë saj, thanë se kënga e re do të dilte në muajin tetor, mirëpo tani që jemi në muajin dhjetor dhe natyrshëm pyesim: Çfarë po ndodh me Erën?

Era dhe producentët s’po bien dakord për këngën e re që do duhet të kalojë suksesin e Bon Bon-it dhe kjo ka shkaktuar vonesë në publikimin e saj. Sërish burime afër saj, thonë se Era këmbëngul për një këngë të ndryshme nga ajo që sugjerojnë producentët.

Por, teksa këngëtares nga Kosova i duhet të vendosë, lind dhe një tjetër shqetësim në lidhje me të. Shtëpitë diskografike, si çdo biznes, janë subjekt i detyrimeve tatimore. Në muajin mars ato plotësojnë formularin e kthimit të taksave dhe tashmë është bërë traditë që shumë shpenzime që kryejnë për këngëtarët e rinj, t’i deklarojnë humbje, në mënyrë që të shmangin detyrime të mëdha. Prandaj, në muajin mars ndodh “spastrimi” dhe përcaktohet fati i artistëve të rinj si Era. Ata konsiderohen si investim me pak risk dhe vazhdojnë të mbeten pjesë e kompanisë, ose të shkëputen fare nga kompania. Mbetet të presim dhe të shohim se çfarë do të ndodhë me rastin e Erës!

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb