Lifestyle

Një udhëtim mikeshash mes bulëzash lumturie në shenjën e Ferrarit

 Një udhëtim mikeshash mes bulëzash lumturie në shenjën
 
Bulëzat janë mishërimi i lumturisë. Ose lumturia ndonjëherë është thjesht ca bulëza të mbledhura në një gotë. Dhe kur kjo gotë mban emrin “Ferrari” dhe pihet pranë liqenit, në mes të vreshtave ku është prodhuar, në të freskëtin e peizazhit të gjelbëruar rreth Trentos e sidomos në shoqërinë e disa mikeshave, atëherë lumturia është e plotë dhe të kthehet hera herës si bulëza kujtimesh.

Udhëtimi Ferrari nis nga Liqeni i Gardës. Aty, në Riva del Garda Rudina, Bieta, Jerina, Iva dhe Olesia drekojnë me Elisën dhe Anitën, përkatësisht përfaqësuesit e Ferrarit dhe Eurolab dhe provojnë të parat shije të bulëzave të Ferrarit, që shoqëron një drekë të lehtë e të sofisitikuar me bazë peshku, që ndiqet nga një shëtitje me varkë me vela në liqenin e Gardës.

Një udhëtim mikeshash mes bulëzash lumturie në shenjën

Një udhëtim mikeshash mes bulëzash lumturie në shenjën

Pastaj udhëtimi në qytetin e Trentos dhe qëndrimi në Grand Hotel me arredimin klasik që të bën të të duket vetja sikur po udhëton në kohë e të nxjerrësh nga valixhja veshje të viteve 50 dhe gati gati të ndjehesh fajtore që s’ke dhe doreza të bardha e kapele...

Një udhëtim mikeshash mes bulëzash lumturie në shenjën

Qyteti dhe qendra ka të njëjtin sharm, pa nxitimin dhe ngutjen e këtij shekulli, pa zhurmat dhe turistët e veshur me shapka me gisht, pa tregtarë ambulantë dhe me restorantin Scrigno del Duomo, ku darka ka pjata të sofiskuara, të tjera shishe me bulëza Ferrari dhe shijen e mirë të një Italie që gjendet vetëm në vende të tilla.

Një udhëtim mikeshash mes bulëzash lumturie në shenjën

Pastaj dita e dytë nis atje ku bulëzat prodhohen, në kantinën Ferrari në Trento. Aty të shoqërojnë në të gjitha repartet dhe mund të shohësh gjithë punën që bëhet për të pasur atë cilësinë perfekte të bulëzave me gotë, që nga fermentimi i rrushit dhe deri tek puna që bëhet me dorë për muaj me radhë për të rrotulluar shishet një e nga një… Në një vizitë të tillë njeh historinë që nisi në vitin 1902 me një njeri si Giulio Ferrari dhe ëndrrën e tij për të krijuar në Trentino një verë që do të konkurronte me shammpanjat më të mira franceze dhe që vijoi më tej me Brono Lunellin, që kishte një dyqan verërash në Trento e që me pasionin e tij dhe aftësitë sipërmarrëse arriti të shtonte prodhimin pa bërë kompromis me cilësinë, për të vijuar në ditët e sotme me brezin e tretë të familjes Lunelli, të cilët prodhojnë dhe shpërndajnë Ferrarin kudo nëpër botë, tashmë dhe në Shqipëri përmes Eurolab.

Një udhëtim mikeshash mes bulëzash lumturie në shenjën

Një udhëtim mikeshash mes bulëzash lumturie në shenjën

Dy lajme të mira nga kjo vizitë: E para, pasi ke parë gjithçka në fund të vizitës, mund të ulesh si një sommelier i vërtetë dhe të shijosh nga të gjitha, madje dhe ato të reservës dhe ato që prodhohen në sasi të kufizuar. Dhe e dyta: nuk të duhet një ftesë apo privilegj i veçantë për ta bërë: kompania organizon vizita të tilla për turistët dhe në tur përfshihet dhe vizita në vreshtat, që gjenden pak kilometra larg vendit të prodhimit, në një nga peizazhet me magjepsëse të zonës. Aty është dhe stacioni i radhës së këtij udhëtimi, bashkë me drekën në restorantin me yje Locanda Margon, gjithashtu pjesë e grupit Ferrari.

Një udhëtim mikeshash mes bulëzash lumturie në shenjën

Më pas vizita private në villën Margon të mbush shpirtin jo vetëm me natyrën e bukur, lëndinën përrallore dhe kizhëzën, që duket sikur ka dalë nga rrefenjat e mesjetës, por me gjithë veprat e çmuara të artit të gjenden brenda kësaj vile. Pas një shëtitjeje në kodrinat dhe vreshtat, vjen dhe kthimi në qytet, për t’u ndalur te Albert Pizza dhe për të provuar tendecën e kësaj vere: Pizza Bollicine dinner – pica dhe bulëza.

Një udhëtim mikeshash mes bulëzash lumturie në shenjën

Nëse nuk e keni provuar ende, nuk keni ç‘prisni, është një kombinim i përsosur dhe nuk ka për të qenë kurrsesi një tendencë kalimtare verore. Sepse kushdo që e provon do të kërkojë t’i rikthehet. Jo më kot, siç e thamë në fillim, bulëzat janë mishërimi i lumturisë. Ose lumturia ndonjëherë është thjesht ca bulëza të mbledhura në gotën e Ferrarit. E gjeni në mapocity.al

REELS

Që sperma e salmonit është fantastike për rigjenerimin e lëkurës, me siguri e dini. Po a e dini që në Shqipëri ka ardhur Nucleofill, trajtimi më i avancuar me spermë salmoni që e përdorin VIP-at dhe njerëz mbi 100 vende në botë? Rinim, shkëlqim dhe efekt WOW, tani më afër se kurrë, falë @cfopharma_aesthetics

JETOJ NË EUROPË DHE FUNKSIONON NDRYSHE PËR VAJZAT E NDRYSHE PËR DJEMTË

Stresohesh vetëm nga mendimi që vera na tha “mirupafshim” dhe duhet të bësh gati kostumin e të rriturit për rutinën vjeshtake? Ugh, s’je vetëm. Zgjidhjen s’e kemi ne, por dimë një vend ku hallet e një viti të tërë zgjidhen për punë minutash: në @toptanishoppingcenter Shkoni me vrap, ka plot ofertaaa!

Gjyqi, që u zhvillua për një incident të pretenduar në vitin 2018, u ngrit nga një ish-rojë sigurie, Emani Ellis, e cila pretendonte se reperja e kishte sulmuar me fyerje racore. Vendimi i trupit gjykues e liroi Cardi-n nga çdo detyrim për të paguar dëmet në shumën 24 milionë dollarë.

Sa lekë duhen për të shtyrë muajin në Monaco

Si do e përshkruanit verën tuaj? 🌊

Si ju duk 💍 Georgina 💍 në Festivalin e Filmit në Venecia?

Fatmirësisht, cikli po thyhet! 🤣

Unë nuk jam natyrë dramatike Prapë unë:

Aktori i madh Timo Flloko, tenori dhe soprano me famë botërore, Saimir Pirgu dhe Ermonela Jaho, u bënë bashkë në një mbrëmje të jashtëzakonshme në kalanë e Kaninës në Vlorë. “Yjet mbi Kaninë” është edicioni i dytë i një aktiviteti i konceptuar nga regjisorja e njohur Vera Grabocka, që nisi në Butrint dy vjet më parë. *E ftuar speciale e natës ishte Aurela Gaçe, e cila i zhveshi interpetuesit e mëdhenj nga “ngurtësia” e operës, për pak muzikë popullore vlonjate.