Health

Një pilulë për burra ka rezultuar 99% efektive në parandalimin e shtatzënisë

Një pilulë për burra ka rezultuar 99% efektive në

Një pilulë e re për burra ka rezultuar 99% efektive në parandalimin e shtatzënisë, pas testeve të kryera tek minjtë. Ky ilaç i ri mund të vendosë ekuilibra përsa i përket kontraceptivëve, ku ka shumë më pak opsione të disponueshme për burrat.

Gjatë takimit të tyre të radhës, në American Chemical Society, shkencëtarët njoftuan për krijimin e një pilule të re kontraceptive për burrat, jo-hormonale që parandalon në mënyrë efektive shtatzëninë pa efekte anësore të dukshme. 

Ndërkohë që gratë mund të marrin masa në forma të ndryshme për të parandaluar një shtatzëni, për burrat opsioni i vetëm deri më tani ka qenë kondomi. 

Për dekada me radhë, shkencëtarët janë përpjekur të zhvillojnë një kontraceptiv oral për burra, por diçka e tillë nuk ekziston ende nëpër farmaci. 

"Ne donim të krijonim dhe zhvillonim një kontraceptiv jo-hormonal për burra, për të shmangur gjithë efektet anësore."- u shpreh Dr Noman, i diplomuar në Universitetin e Minnesota-s.

Ekipi shpreson që testet klinike tek njeriu të nisin në gjysmën e dytë të këtij viti, pasi është e vështirë të parashikohet nëse një përbërës që duket i mirë në testet e kryera tek kafshët do të rezultojë kështu edhe tek njeriut, prandaj aktualisht ekspertët po provojnë edhe përbërës të tjerë.

Burimi: Sky News

REELS

Një video që u bë virale së fundmi preku miliona njerëz në mbarë botën, duke kapur një gjest të thjeshtë, por thellësisht domethënës mirësie. Në Shtetet e Bashkuara, mbrëmja e maturës (“prom”) shihet si një moment i rëndësishëm – një festë plot shkëlqim që shënon fundin e shkollës së mesme, me veshje elegante, shoqërues dhe pritshmëri të larta shoqërore. Por për disa nxënës, sidomos ata që ndihen ndryshe apo të lënë mënjanë, ajo natë mund të mbajë edhe një ndjesi vetmie. Kjo ndryshoi kur kapiteni i ekipit të futbollit të shkollës mori vesh se një nga shoqet e klasës së tij do të shkonte vetëm në mbrëmjen e maturës. Pa u menduar dy herë, ai e ftoi të ishte partnerja e tij. Reagimi i saj ishte shumë emocionues. Momenti, i ndarë në një video të postuar nga Jason Kennedy, u përhap me shpejtësi në internet, duke mbledhur miliona shikime dhe mijëra komente që vlerësonin këtë akt.

Hë se thoni se vajzat duan më shumë baballarët 🤨

A keni dëgjuar për Biologique Recherche? Ofron trajtime të personalizuara që rikthejnë ekuilibrin natyral të lëkurës përmes formulave me përqendrim të lartë aktivësh. Bëni një xhiro nga @skiniqclinique dhe provojeni.

@iqos_al Teknologji dhe inovacion në ÇDO dizajn! 😍

Sa të mil 😩

gatuan shpesh dhe shkëlqyeshëm?!!!

Eventi i Lush mblodhi bashkë gocat për të zbuluar mikrobiomën e lëkurës dhe për të krijuar maska të personalizuara, në moment. 🌿✨ Formula unike, ashtu si lëkura jote. 🌸

Jo më kot Geekbar është bërë trend kaq shpejt në Shqipëri kur në të gjithë botën njihet si vape numër 1!!

Oriola Marashi hap dhe mbyll sfilatën e Guess ✨

Si ju duket? 😍

A pill for men has proven 99% effective in preventing pregnancy

Një pilulë për burra ka rezultuar 99% efektive në

A new pill for men has proven 99% effective in preventing pregnancy, after tests performed on rats. This new drug can strike a balance when it comes to contraceptives, where there are far fewer options available to men.

During their next meeting at the American Chemical Society, scientists announced the creation of a new non-hormonal contraceptive pill for men that effectively prevents pregnancy with no obvious side effects. 

While women can take measures in various forms to prevent a pregnancy, for men the only option so far has been the condom. 

For decades, scientists have tried to develop an oral contraceptive for men, but such a thing does not yet exist in pharmacies. 

"We wanted to create and develop a non-hormonal contraceptive for men, to avoid all the side effects," said Dr. Noman, a graduate of the University of Minnesota.

The team hopes that clinical trials in humans will begin in the second half of this year, as it is difficult to predict whether an ingredient that looks good in animal tests will turn out the same in humans, so experts are currently testing other ingredients.

Source: Sky News