Ajo ka thënë shpesh se e ngatërrojnë me këngëtaren Adele, por Rebel Wilson duket se do të përfitojë shumë nga një gjë e tillë. “The Daily Star” ka raportuar se 36-vjeçarja pritet të luajë rolin e Adele në filmin që do të rrëfejë jetën e saj. Burime pranë saj thonë se Rebel shpreson që një rol i tillë do ta ndihmojë atë të shndërrohet në një aktore të një kalibri tjetër, duke qenë se ajo njihet kryesisht për filmat e saj komikë.
Megjithatë, një gjë e tillë duket se nuk i ka ardhur dhe aq për shtat Adele, e cila në koncertin e saj të radhës, ka folur edhe për këtë çështje duke thënë se producentëve do t’u duhet një leje nga ajo për të bërë një gjë të tillë. “Vetëm sepse jam masë e madhe, nuk do të thotë se ajo do të luajë rlin tim,” është shprehur 27-vjeçarja.
Burimi: Daily Mail/ Përshtati: Kristi Tashi